Raporti i Fredoom House: Demokracia ne Shqipëri asnjëlloj progresi

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në Shtetet e Bashkuara, Fredoom House, vlerëson Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë ndryshim në shkallën e demokracisë që nga viti i kaluar.

Këto vlerësime janë pjesë e projektit “Vendet në tranzicion”, një studim i Freedom House mbi demokracinë në 29 vende ish komuniste nga Evropa qendrore deri në Azinë Qendrore.
Në një vlerësim nga një deri në shtatë, ku nota një është shkalla më e lartë, ndërsa 7 është shkalla më e ultë e përparimit demokratik, Shqipëria ka notën 4.14, njësoj sikurse edhe vitin e kaluar.

Kosova ka notën 4.96, ndryshe nga 5.07 që e kishte një vit më parë. Nga vendet e rajonit vetëm Mali i Zi ka shënuar përparim dhe nga 3.96, sivjet ka 3.89 pikë. Bosnja e Hercegovina nga 4.50 në 4.54. Kroacia nga 3.68 në 3.71, Maqedonia nga 4.29 në 4.43, Serbia nga 3.75 në 3.82.

Vlerësimi i shkallës së demokracisë përfshinë disa kategori si: procesin zgjedhor, shoqërinë civile, mediat e pavarura, qeverisjen demokratike kombëtare, qeverisjen demokratike lokale, kuadrin juridik dhe pavarësinë e drejtësisë dhe shkallën e korrupsionit./ Lapsi.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne