Raportuesja e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut, Yanghee Lee, ka theksuar se muslimanët Arakanë vazhdojnë të përballen me shkelje, si përdhunime, tortura dhe rrëmbime të fëmijëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në seancën e 35-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së të mbajtur në Zvicër, Lee i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit që të zbatojë përgjegjësitë ndërkombëtare në çështjen e mbrojtjes së fëmijëve.

Ajo është shprehur se në rajonin Arakan mbahen nga policia 13 fëmijë dhe ka theksuar më tej se fëmijët duhet të mbahen të ndaluar “si zgjidhja e fundit.”

Ndër të tjera Lee ka ndarë informacionin se njëri nga fëmijët në paraburgim më pas ka humbur jetën, dhe i ka bërë thirrje për hetim qeverisë.

Duke theksuar se pavarësisht të gjitha thirrjeve të bëra muslimanët Arakanë vazhdojnë të përballen me shkeljet si përdhunime, tortura dhe rrëmbime të fëmijëve, Lee ka bërë të ditur se në rajon nuk është vërejtur ulje e tensioneve.

Pasi ka shprehur shqetësimet në lidhje me fëmijët që largohen nga Mianmari drejt vendeve fqinje, Lee tha se “Kam shqetësim kryesisht nga raportimet e ardhura për rritjen në kohët e fundit të numrit të personave që martohen në moshë fëmijërie në mesin e vajzave dhe grave që largohen drejt vendeve fqinje. Ndërsa vazhdon cikli i dhunës dhe varfërisë që përjetojnë këto vajza të reja”.

7