Kryetari i ri i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë (UBDM), Ahmed al-Rajsuni duke e cilësuar si “martir” gazetarin saudit Jamal Khashoggi tha se kjo ngjarje përveç se i intereson botës arabe dhe islame ajo është një çështje humane dhe globale.

Në një deklaratë për AA, ai tha se i kushtojnë vëmendje dhe ndjekin nga afër çështjen e arrestimeve të opinionistëve. “Vrasja e martirit Jamal Khashoggi përveç se i intereson botës arabe dhe islame ajo është një çështje humane dhe globale”, tha Rajsuni.

Sipas tij, vrasja e Khashoggit është një çështje për të cilën e gjithë bota interesohet. Rajsuni thekson se “Vrasja e Khashoggit është një çështje globale. Është një çështje jo vetëm e Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë por dhe e ndëregjegjes globale. Kjo ndiqet nga afër nga Republika e Turqisë dhe institucionet e të drejtave të njeriut. Kësaj çështjeje i është kushtuar rëndësia e duhur”.

Rajsuni ka bërë të ditur se sapo është zgjedhur në krye të UBDM-së. “Në mbledhjen e cila ka vazhduar për 6 ditë ka patur një pjesëmarrje prej më shumë se 1.500 dijetarë nga 80 vende. Kjo pjesëmarrje është më e gjera në historinë e Unionit”, tha ai.

Në Asamblenë e Përgjithshme të UBDM-së e cila filloi më 3 nëntor në Stamboll, dje u zhvilluan votimet ku kryetar i ri i Unionit u zgjodh Prof. Dr. Ahmed er-Rajsuni (65).

Rajsuni ishte zëvendës i kryetarit të deritanishëm, Jusuf al-Kardavi, i cili e ushtroi këtë detyrë nga viti 2004 dhe në fjalimin e së shtunës njoftoi se nuk do të rikandidojë për kryetar.

Burimi: AA

8