Reagim i ashpër i qeverisë së Katarit kundër sulmeve të mediave

Qeveria e Katarit ka dënuar ashpër hakimin e mediave të këtij vendi nga ana e disa vendeve anëtare të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit Persik, duke thënë se një veprim i tillë është shkelje e rregullave të këtij këshilli.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, pas zbulimit të hakimeve të mediave katariote nga ana e EBA, qeveria e Katarit ka thënë se ky veprim përbën shkelje të rregullave të Këshillit për bashkëpunim të Gjirit Persik. Një zyrtar i inteligjencës amerikane sot (e hënë) ka thënë se, EBA me qëllim përhapjen e lajmeve të rreme në lidhje me Sheikh Tamim bin Hamd Al Thani, Emiri i Katarit, ka hakuar mediat publike dhe ato virtuale të Katarit, një veprim i cili shton edhe më tej tensionet midis Dohas dhe katër vendeve arabe, të cilat kohëve të fundit kanë bllokuar Katarin me sanksione./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne