Nexhmedin SPAHIU

Javën e kaluar isha i ftuar në RTS në duel televiziv me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Edhe pse debati prodhoi shume lajme interesante për Kosovën, Serbinë e rajonin, asnjë nga mediet e Kosovës, pos TV Mitrovicës, nuk dha asnjë lajm nga ky debat. Madje as faktin që gjatë debatit numri 2 i Qeverisë së Serbisë u detyrua të thotë se do të vijë në Prekaz per t’u perkulur para viktimave, e as faktin që unë në studio të RTS-it në Beograd shkova me flamur kombëtar të Kosovës në xhaketen time të cilin kamerat e fokusonin tërë kohës.

Për më tepër, portali Gazeta Metro e më pas shumica e portaleve tjera në Kosovë, transmetuan gazetën e verdhe beogradase “Informer” qe opinioni në Serbi e mendon për gazetë të Sherbimit Sekret Serb, e të cilen ambasadori amerikan ne Beograd e quajti gazete plehre, ma mvesh se kam thene ne RTS, në debat me Daçiqin, se Edi Rama thithë kokainë. Edhe pse emisionin në RTS e ka shikuar gjithë Serbia dhe e di se çfarë kam thënë saktesisht dhe askund nuk kam përmendë fjalën kokainë.

Eshtë e vërtetë se në debat me Daçiqin, kam thënë se kërcënimin që Edi Rama i ka bërë Bashkimit Evropian mund ta ketë bërë nën ndikimin e drogës. Shprehja ka qenë gjithësesi figurative dhe këtë e kam sqaruar në vijim të emisionit. Kjo ngase mua nuk më intereson jeta private e politikanëve e as e kryeministrit shqiptar nëse konsumon apo jo drogë përkundër faktit se këtë e thonë shumica e qytetarëve të Shqipërisë. Sigurisht që është e drejta ime të komentoj atë çfarë kryeministri i Shqipërisë thotë e ka të bëjë me Kosovën.

Arsyeja pse shkrimet e mia botohen e citohen gjithandej rajonit të Ballkanit buron nga fakti se unë i them të njëjtat qëndrime si në mediet e Kosovës, si në ato të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi, Bosnjes, Kroacisë….

Edhe kësaj radhe në Beograd unë mbajta qëndrimet e mia të njohura për të cilar lipset guxim e dinjitet.

Fakti që portalet e gazetat e Kosovës nuk citojnë atë cfarë kam thënë në RTS por gazetën e verdhë beogradase të shërbimit sekret, më jep të kuptoj se kush e drejton opinionin publik në Kosovë.

Botimi i këtij reagimi do të më bënte të kuptoj se megjithatë në Kosovë ka forca e redaksi që nuk kontrollohen nga BIA serbe./ g.ozoni

36