Reagime për teravitë e “heshtura” në Egjipt

Ka shkaktuar reagime të mëdha në median sociale vendimi për ndalimin e daljes së zërit me altoparlantë jashtë xhamive gjatë kryerjes së faljes së namazit të teravive në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Mos dëgjimi i leximeve në namazin e teravive për të cilët krahas kryeqytetit të vendit, Kajro, por edhe në qytete të tjera egjiptianët janë mësuar që t’i dëgjojnë çdo vit ka shkaktuar reagime nga shtresa të ndryshme të popullatës.

Ndërsa Ministria e Fondacioneve për vendimin në fjalë ka njoftuar se “ky vendim është marrë duke marrë parasysh nxënësit që përgatiten për provimet për përfundimin e shkollës së mesme dhe situatën në interes të të sëmurëve.”

Egjiptianët të cilët kanë reaguar kundër vendimit në llogaritë e medias sociale në Facebook dhe Twitter nën etiketën si “Jo heqjes së altoparlantëve gjatë namazit”, kanë bërë publikime të tilla si “Ramazan i heshtur, rrugët të vdekura”, “Çfarë trishtimi. Ku është zëri i namazit të teravive.”

Theksohet se ky vendim përfshin afërsisht 115 mijë xhami në të gjithë vendin, ku bëhet e ditur se shumica e tyre zbatojnë këtë vendim përveç xhamive në disa komuna dhe fshatra.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne