Reagimet e muslimanëve, oksigjen për islamofobët!

Nga Besnik Kalisi

Shpeshherë reagimi përveç të drejtës për të replikuar me qëllim demantimi apo diçka tjetër, gjithashtu është edhe ngritje e vlerës së fjalës nga thënësi!
Paragjykimet dhe gjykimet ndaj Islamit, janë rrugët mbretërore përmes secilës autori arrin cakun e qëllimit brenda një kohe shumë të shkurtër, pra të bëhet emër i lakuar në opinion!
Muslimanet nga dashuria për fenë por pa një vetëdije fetare nga reagimet e tyre të egzagjëruar e deri në atë pa sens, bëhen substrat i përshtatshëm për çdo njërin që dëshiron famë!
Për fat të keq, të shkruash sot kundër Islamit ka hyrë në modë, bile bile pothuajse të gjitha këto bëhen me interesa të caktuara brenda vendit më qëllim mjegullimi që sjellin shkrimet kundër muslimanëve dhe kaosit që shkaktojnë muslimanët në komente si në rrjete sociale por gjithashtu edhe jasht saj!
Përveç autorëve, portalet e ndryshme janë familjarizuar me këte metodë përfitimi, ku shpeshherë postojnë dezinformata duke lënë hapsirë dhe nxitur muslimanët të reagojnë, ku më pastaj vërshojnë komentet me qindra e mijëra dhe në fund fitojnë portalet nga paftësia muslimanëve për tu treguar të pjekur!
Replikimi më i mirë është heshtja ndaj tyre dhe fuqizimi në praktikat fetare, ku në njërën ane i zhvlerëson ata përmes injorimit dhe në anën tjetër e ngritë vetën dhe i demanton indirekt kritikat e tyre, duke dhënë një shumbull të një muslimani të vërtetë!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne