Vazhdojnë reagimet ndaj rrëzimit të avionit agresor izraelit në Siri dhe disa theksojnë ringjalljen e fuqisë së Sirisë, disa flasin për shkatërrimin e Izraelit dhe disa për nevojën e ndërhyrjes ruse për të bindur Iranin që të vetëpërmbahet.

Një avion luftarak izraelit F-16 u rrëzua në Siri pas sulmit ndaj ushtrisë siriane dhe kjo ngjarje dominoi hapësirën e lajmeve në Lindjen e Mesme. Kjo përgjigje e fortë nga ushtria siriane ndaj një prej forcave ajrore më moderne të Lindjes së Mesme, e cila ka mbështetjen e plotë të fuqive perëndimore, nxiti një valë reagimi në shtyp. Siria për një kohë të gjatë kishte paralajmëruar kundër sulmeve sioniste ndaj pozicioneve të boshtit të rezistencës në Siri dhe gazeta sioniste Haaretz thekoi se paralajmërimi më alarmues i qeverisë siriane u lëshua javën e kaluar pas bombardimeve izraelite ndaj një baze ushtarake pranë Damaskut. Haaretz, duke iu referuar fundit të durimit të sirianëve dhe zbatimit të paralajmërimeve siriane, gjithashtu analizoi përgjigjen e ushtrisë siriane dhe shkruan: “Sulmi tregoi se Siria ka rifituar forcën e saj.” Haaretz vuri në dukje edhe reagimin e mëparshëm të forcave të mbrojtjes siriane ndaj agresioneve izraelite dhe shkruan: Sulmi i parë i mbrojtjes anti-ajrore siriane ndaj avionëve izraelitë u krye në mars 2017 pas clirimit të qytetit Palmira, dhe vetëm disa ditë pas rivendosjes së kontrollit në krahinën Alepo.

Edhe gazeta amerikane New York Times ka pikëpamje të ngjashme mbi këtë çështje, me dallimin se në vend të analizimit të ringjalljes së fuqisë ushtarake të Sirisë, shqyrton shembjen e krenarisë së ushtrisë sioniste. New York Times shkruante së pari se incidenti ishte treguesi i parë i konfliktit izraelit me trupat iraniane të vendosura në lartësitë e Golanit dhe rasti i parë i rrëzimit të një avioni izraelit nga “zjarri i armikut” që nga fillimi i viteve 1980. Gazeta amerikane shkruan se flakët dhe tymi që dalin nga avioni F-16 izraelit, duket se po dalin nga shembja e krenarisë së ushtrisë izraelit. “Rënia e këtij avioni luftarak ishte një goditje e rëndë ndaj prestigjit të Izraelit, që nënkupton një ndryshim të madh në rrugën e ndjekur prej vitesh nga Izraeli, i cili sulmonte sa herë që dëshironte objektivat ushtarake në Siri”, shkruan NYT.

Aaron David Miller, një analist i CNN në faqen e tij Twitter, me një përkufizim të shkurtër dhe të qartë të gjendjes aktuale të Izraelit, shkruan: “Nuk them që ne jemi në buzë të humnerës së luftës, por po ndodh një stuhi e plotë. Irani po teston armët e veta, fuqia e forcës ajrore siriane po forcohet, me rënien e F-16 izraelit, u godit rëndë prestigji dhe dinjiteti i Izraelit, ndërsa Rusia mbetet anash”.

Gazeta sioniste Times of Israel, duke cituar burime diplomatike njoftoi se regjimi sionist i kishte kërkuar Rusisë të ndërhynte dhe të pengonte përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës. Ky burim shton se Izraeli ka bërë një kërkesë të ngjashme për Shtetet e Bashkuara. Duhet të theksohet se Irani ka mohuar ndonjë përfshirje të drejtpërdrejtë në rrëzimin e avionit izraelit, dhe madje edhe një nga komandantët më të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, në përgjigje të pretendimeve sioniste, ka theksuar: “Irani nuk u përgjigjet akuzave të izraelitëve, sepse ata njihen si gënjeshtarë”. Rrëzimi i avionit izraelit F-16 i dërgoi një mesazh paralajmërues regjimit izraelit dhe SHBA-së se Damasku nuk do të qëndrojë duarkryq përballë shkeljeve të përsëritura të sovranitetit të tij. Gjatë pesë viteve të fundit, Izraeli ka shkelur sovranitetin sirian dhe hapësirën ajrore siriane, duke bombarduar ushtrinë siriane për të mbrojtur terroristët që veprojnë në lartësitë e Golan dhe në brendësi të Sirisë./ PT

37