Reagimi i Moskës ndaj përdorimit të armëve kimike nga terroristët në Alepo

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga terroristë në sulmin e Alepo, ka deklaruar se ky sulm është kryer nga zona që mbahet nën kontroll nga terroristët e Frontit Nusra.

Agjencia e lajmeve Farrs njoftoi se zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se ky sulm me armë kimike është kryer nga zona për reduktimin e tensioneve për të cilën Turqia është zotuar për zbatimin e marrëveshjes përkatëse në këtë zonë që kontrollohet nga terroristët e Frontit Nusra.

Agjencia e lajmeve SANA të shtunën ka raportuar se terroristët në provincën Alepo kanë hedhur disa raketa dhe predha me përmbajtje të lëndëve kimike në vendbanimet civile ë Alepo.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ka deklaruar se sulmi i të shtunës në mbrëmje është kryer nga një zonë e kontrolluar nga terroristët e Frontit Nusra./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne