Reagimi i Lavrov ndaj sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut

Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se është “tepër herët” për të komentuar mbi sanksionet e mundshme të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut dhe nuk ka alternativë për të negociuar me Phenianin.

Sipas agjencisë së lajmeve AFP, Sergei Lavrov tha në një konferencë shtypi të premten pas takimit me ministrin e jashtëm francez, Jean-Yves Luderian në Moskë se, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po punon për një rezolutë të re kundër Koresë së Veriut, por parashikimi është ende shumë herët. Jean-Yves Luderian tha gjithashtu se sanksionet janë të nevojshme për të sjellë Korenë e Veriut në tryezën e negociatave. Vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke përfshirë Rusinë dhe Francën, ku të dyja e kanë të drejtën e veton, do të votojnë mbi sanksionet ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut, të cilën Shtetet e Bashkuara e propozuan dhe u mbështetë nga Franca të hënën. Shtetet e Bashkuara njoftuan të mërkurën detajet e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut pas testit të gjashtë dhe më të fuqishëm bërthamor të Koresë së Veriut. Që nga viti 2006, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka imponuar tetë pako të sanksioneve kundër Koresë së Veriut për të ndaluar atë nga vazhdimi i programeve të saj të armëve bërthamore dhe të raketave, por nuk ka arritur t’a bëjë një gjë të tillë deri më tani./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne