Reagimi i ministrit të Jashtëm të Katarit ndaj sulmeve kundër Al Xhaziras

Ministri i Jashtëm i Katarit deklaroi se bllokimi dhe filtrimi i medias më të madhe katariote është një krim që do të ndiqet me mjete ligjore.

Muhamed ben Abdurrahman al Thani, ministër i Jashtëm i Katarit, duke folur të enjten në Doha, theksoi: “Tashmë kanë filluar hetimet mbi sulmin ndaj rrjetit informativ katariot Al Xhazira dhe ndaj agjencise shteterore te lajmeve QNA dhe rezultatet e hetimit do të shpallen së shpejti”. Ai shprehu habinë mbi sulmet e gjera mediatike kundër Katarit dhe i cilësoi ato “të padrejta e të pabaza”. Pas publikimit të disa thënieve të Emirit të Katarit në lidhje me Iranin, qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe bllokoi kanalin satelitor Al Xhazira dhe sajtin e këtij rrjeti informativ. Shumë media arabe si Al Arabia, Sky News Arabic, Russia al Yaum etj, kanë transmetuar një thënie të Emirit të Katarit, i cili ka theksuar: “Irani është një fuqi islamike dhe armiqësia me Iranin nuk bazohet në asnjë logjikë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne