Reagimi i përbashkët Turqi-Iran-Irak kundër referendumit kurd

Deklarata erdhi pas takimit tresh që mbajtën në Nju-Jork ministrat e Jashtëm të të tre vendeve.

Të ndodhur në Nju-Jork për punimet e sesionit të 72-të të asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ministrat e Jashtëm të Turqisë, Iranit dhe Irakut zhvilluan një takim për të diskutuar mbi referendumin popullor që ka në plan të mbajë administrata rajonale kurde e Irakut.

Në deklaratën e përbashkët bërë pas këtij takimi nënvizohet fakti që një pjesë e Irakut vazhdon të kontrollohet ende nga organizata terroriste DAESH.

“Para së gjithash në Irak duhet vendosur siguria dhe qetësia. Referendumi i diskutueshëm bart me vete shumë rreziqe, ai mund të dëmtojë edhe operacionin që zhvillohet kundër DAESH-it, por mund të lërë në një gjendje shumë të vështirë edhe kurdët që jetojnë në këtë rajon”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Zgjidhja mund të arrihet përmes një dialogu të fuqishëm ndërmjet Erbilit dhe Bagdadit, thekson komunikata dhe njofton se një hap i hedhur në këtë drejtim do të mbështetet nga Turqia me Iranin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne