REAGIMI QESHARAK I EKSTREMISTIT KATOLIK GJERGJ DEDAJ! KA DIÇKA KUNDËR “PRONARËVE TË KËPURDHAVE”

Ekstremisti katolik Gjergj Dedaj i ka reaguar sot pronarëve të këpurdhave, analistëve, deputetëve e gazetarëve që kanë kërkuar shkarkimin e tij nga pozita e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës.

Teksa ka publikuar një fotografi duke pirë kafe, i emëruari ambasador i ri i Kosovës në Maqedoni ka thënë se nuk po e shijon kafenë shkaku i atyre që po ia kërkojnë dorëheqjen.

E në shkrimin e Dedajt kanë dalë në pah shumë gabime drejtshkrimore.

“Vazhdoj ne MPJ, në pritje të misionit të rinj, në Shkup! Nuk po me pihet kafja, kur po degjoje çfare “burrash te kombit” po kerkojne shkarkimin tim…e spo dij se a e shofin veten ne pasqyre ata tugjare lopesh, pronare kepurdhash, (b)analist, “deputet” turpi e “gazetare” mercenare?!”, shkroi Dedaj në Facebook.

Dedaj u kritikua ashpër nga komuniteti turk në Kosovë, pasi përdori gjuhë të urrejtjes kundër turqve dhe serbëve.

Burimi: Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne