Reagon ashpër Ngjela: Ilir Meta nga hajdut i bë mbret

Aleati i Ramës, Spartak Ngjela duket mjaft i pakënaqur me zgjedhjen e Ilir Metës President i Republikës. Ai në një status në “Facebook” shkruan se “një hajdut u bë mbret”, për këtë zgjedhje.
Ngjela thotë se zgjedhja e Metës President është pritur me interes edhe nga Berisha në çadrën e lirisë.

REAGIMI

Çfarë po ndodh në Tiranë?

“Ç’është ky sheqer kismet;

Një Hajdut sot pamë mbret”…

Meta ktheu rrugë: u nis për në Çadrën e Saliut dhe përfundoi në Presidencë. Kë trembi: Ramën apo Donald Lunë?

Ky ishte një turp i radhës. Po mos harroni se politika shqiptare është ende vjedhje dhe turp.

Në të vërtetë Çadra dhe tabori i Saliut e prisnin në Çadër, për t’i shpëtuar nga Reforma. Kurse vetë Meta ka qenë si i vdekur përballë Reformës dhe vetingut. Kurse, nuk e dimë: Donald Lu apo Rama e shtyu Metën në Presidencë?

Në të vërtetë asnjë ambasador nuk ishte në sallën e Kuvendit. Kjo është një shenjë e madhe pro shqiptarëve dhe likuidimit të korrupsionit, sidomos mungesa e ambasadorit amerikan. Njëlloj si në vitin 1997, kur ambasadorja amerikane Lino, nuk u pa në Parlament në zgjedhjen e Berishës President.

Në fakt, antireforma është zgjedhur sot President, dhe gjithashtu një individ i papranuar moralisht nga shqiptarët.

Po Saliu, si e përjeton këtë akt? Në fakt edhe Saliu e priste në Çadër.

Nuk ka më qesharake se sjellja e atyre që janë në kërkim. Sali ziu nuk e di që paratë iu janë gjetur, edhe atij edhe Metës… dhe të gjitha pronat e përvetësuara prej tyre.

Metën e kanë gënjyer pseudojuristët: ky nuk shpëton dot dhe nuk e bllokon dot Reformën në Drejtësi edhe si President i Republikës… njëlloj si ai që iku sot: një fantazëm e korrupsionit.

Kanë qenë të shumtë ata që e prisnin në Çadër, sepse kështu mendonin se e kishin të sigurt destabilizimin e Shqipërisë.

Po Meta i gënjeu, apo u pushtua nga frika?

Metën e trembi moskokëçarja amerikane për Çadrën dhe pranimi i zgjedhjeve pa taborin e korruptuar të Sali Berishës.

Koha vijon rrugën e saj… as Meta dhe as Berisha nuk e ndalon dot. Për këtë jam i sigurt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne