Reagon dogana për videon e Berishës: Ja e vërteta!

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka përgënjeshtruar ish-kryeministrin Sali Berisha, për videon e publikuar nga ky i fundit ku sipas tij plehrat e importuar po largohen në Itali.

“Treni i mbushur me pehra te importuara po largohet nga porti i Durresit. Ligji per importin e plehrave eshte rrezuar nga Presidenti i Republikes, por per kryekumbaren e qeverise shqiptare ligji i tij eshte plehu dhe xhepi. Sb” shkruan Berisha në facebook.

DPD sqaron se treni që shihet në video po transportonte skrap hekuri dhe çeliku për llogari të një kompanie private.

“Lidhur me njė video tė publikuar sot nė rrjetet sociale, me pretendimin se me njė tren mallrash po largoheshin nga Durrėsi plehra tė importuara, informojmė se:

Treni qė shfaqet nė video transporton skrap (hekuri dhe celiku) pėr llogari tė kompanisė ‘Kurum sh.a.’, e cila prej mė shumė 10 vitesh

importon skrap nga vende tė ndryshme tė botės, duke e pėrdorur si lėndė e parė pėr furrnaltėn. Kompania ka zgjedhur transportin hekurudhor nga Durrėsi nė drejtim tė ish-Kombinatit Metalurgjik nė Elbasan.

Bazuar nė VKM Nr. 117, datė 13.2.2013, ‘Pėr kriteret, nė bazė tė tė cilave pėrcaktohet kur disa tipa tė metalit skrap pushojnė sė qeni mbetje’, lejohet importi i skrapit tė hekurit, ēelikut dhe aluminit, kur ėshtė i shoqėruar me:

– Çertifikatė tė Kontrollit tė Radioaktivitetit nga Instituti i Fizikės Bėrthamore tė Zbatuar

– Çertifikatė tė Kontrollit tė Radioaktivitetit nga vendi i origjinės

– Deklaratė Konformiteti nga vendi i origjinės

– Certifikatė e Cilėsisė nga vendi i origjinės

Pra, bazuar nė kėtė VKM kodi i skrapit nuk ėshtė i klasifikuar si mbetje.

Ngarkesa e skrapit nė fjalė ėshtė e shoqėruar me Ēertifikatė nga Instituti i Fizikės Bėrthamore tė Zbatuar, Shėrbimi i Kontrollit tė

Radioaktivitetit, me Nr. 000462.

Aktualisht nė Portin e Durresit po pėrpunohen edhe 2 anije me tė njėjtėn natyrė malli, pėr tė cilat mund tė pėrdoret sėrish trasnporti hekurudhor, nė varėsi tė vlerėsimit tė vetė kompanisė”, thuhet në reagimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave./Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne