Reagon Rama: Ç’komedi e zymtë, rrahësit dhe shantazhuesit e gazetarëve flasin për lirinë e medias

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj liderëve të opozitës, të cilët kanë ndarë sot, në ditën ndërkombëtare të lirisë së medias, mesazhe ndaj censurës që ekziston në Shqipëri, të krijuar prej pushtetit të politikës. Rama e ka cilësuar një komedi të zymtë këtë valë reagimesh, duke i akuzuar paraardhësit e tij në pushtet për dhunë dhe shantazhe ndaj gazetarëve.

“Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit ME VOTE. Pa merak vonon po s’harron 2021shi.”, shkruan Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne