Realizohet eksperimenti që mund të na bëjë “të pavdekshëm”

Truri i derrit është mbajtur i gjallë jashtë trupit për herë të parë, si pjesë e një eksperimenti të ri të pazakontë. Trutë e qindra derrave arritën të mbijetonin mbi 36 orë, pasi kafshëve iu ishte prerë koka.

Siç shkruan e përditshmja DailyMail, këto eksperimente radikale mund të jenë hapat e parë për rrugën që një ditë mund të çojë në transplantin e kokës, apo mund t’i lejojë njerëzve që të jenë të pavdekshëm duke vendosur mendjen e tyre në sisteme artificiale, pasi trupi të ketë vdekur.

Shkencëtari Nenad Sestan, i cili drejtoi grupin e punës në Universitetin Yale, i prezantoi metodat e tij në një takim të Instituteve Kombëtare në Bethesda, Maryland.

Shkencëtarët kanë mundur që të heqin me sukses kokat e rreth 200 derrave dhe të ringjallin trurin e tyre që janë të shkëputur nga trupi.

Organet u lidhën në mënyrë të suksesshme me një sistem të quajtur BrainEX, që furnizonte me oksigjen artificial dhe gjak pjesë kyçe për t’i mbajtur gjallë.

Në atë që Dr. Sestan e përshkruajti si rezultat “befasues” dhe “të papritur”, me miliarda qeliza të trurit arritën që të qëndronin gjallë dhe në gjendje të shëndetshme.

Sipas ekspertit, është e mundur që truri të mbahet gjallë pa limit dhe mund të ndërmerren hapa të tjerë për të rivendosur ndërgjegjen në të.

Megjithatë, neuroshkencëtari shpjegoi se grupi i punës vendosi që të mos provonte asnjërën prej këtyre mundësive për shkak se është një territor ende i panjohur.

Shkencëtarët shpjeguan se trutë në të cilët kryen eksperimentet nuk ishin të gjallë apo të ndërgjegjshëm.

Punë të mëparshme kërkimore kanë treguar se është e mundur që ta mbash të gjallë trurin e disa gjitarëve, pasi organi është hequr nga trupi.

Por eksperimenti i ri është i pari që bëhet në trurin e derrit. Kjo është domethënëse për shkak se truri i derrit ka shumë ngjashmëri me mënyrën sesi funksionon, me trurin e njeriut.

Megjithatë, pavarësisht suksesit të arritur, ekspertët thonë se tani për tani transplanti i trurit të njeriut në një trup të ri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne