Redi Molla, “kuçedra” e ujit të Tiranës, njeriu i oligarkëve të Sali Berishës që kërkon të administrojë milionat e ujësjellësit Tiranë

Redi Molla do të jetë njeriu që do të administrojë milionat e ujësjellësit në Tiranë. Me statusin e drejtorit të përgjithshëm të Ujësjellësit të kryeqytetit ai do të menaxhojë jo vetëm miliona eurot që do të jepen nga qeveria shqiptare për rehabilitimin e rrjetit, por dhe milionat që do të merren si taksa nga qytetarët. Kjo pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës për rritjen e çmimit të ujit.

Pikërisht njeriu i oligarkut më të madh të Sali Berishës, Bashkim Ulajt, do të jetë dhe menaxheri i këtyre miliona eurove për ujësjellësin, duke rrezikuar seriozisht që këto para të qarkullojnë përmes kompanisë “Gener2” të Ulajt. E themi këtë sepse Redi Molla përpara se të rekrutohej nga ana e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si zyrtar i saj, ka qënë drejtor i përgjithshëm i projekteve tek “Gener2” kompania e Bashkim Ulajt, ajo që i ka dhënë dhe zyrë komode Sali Berishës përballë Radiotelevizionit Shqiptar. Dhe duke qënë se Redi Molla ka qënë drejtor projektesh tek kompania e oligarkut të Berishës përpara se të merrej nga Veliaj për ta bërë drejtor të Drejtorisë së Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë dhe më pas të bëhej drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellësit Tiranë, ekziston mundësia që të ketë projekte të “përbashkëta” mes Ujësjellësit të Tiranës dhe kompanisë së oligarkut të Sali Berishës.

Vetë Redi Molla thotë në rrethe të ngushta se ai ishte njeriu që përmes parave të ujësjellësit hoqi gjysmën e shpenzimeve të fushatës së PS në Tiranë në zgjedhjet e 25 qershorit të këtij viti. Duke lënë për të kuptuar se ka “thithur” dhe ndonjë sponsorizim nga kompania “Gener2” e Bashkim Ulajt. Sponsorizim që nuk përjashton mundësinë që të përkthehet në marrjen e financimeve për investimet në ujësjellësat e Tiranës apo edhe projekte të tjera.

Redi Molla në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellësit ka zëvendësuar Neritan Gjojdeshin, i cilësuar dhe si njeriu i Koço Kokëdhimës. Ku bashkia e Tiranës bëri me dije asokohe se Bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, përmes një mbledhjeje emergjente kishte verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike të krijuar, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm. Pas kësaj u shkarkua Gjojdeshi, ndërkohë që mbifaturimet vijojnë më me intensitet se më parë. Ndërkohë që bëhet me dije se është pikërisht Redi Molla ai që qëndronte pas protestës së banorëve në zonën e Kombinantit, kundër mbifaturimeve për ujin e pijshëm për muajin janar të 2016. Ky është njeriu i oligarkut të Berishës që do përdorë miliona eurot e ujësjellësit Tiranë.

Lufta për ujësjellësin ishte edhe njëra nga betejat e forta të klaneve në PS. Por siç duket ja paskan mbyllur rubinetin Koços dhe ja kanë hapur Bashkimit të Saliut..

Për Redin organet e reja të drejtësisë do ta kenë shumë kollaj.. “Follow Money”. Kaq për sot./ Pamfleti.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne