Reflektimi i Bashës: Cili ishte gabimi i marrëveshjes me Ramën në 18 maj

Në intervistën e dhënë për “Top Story” këtë të martë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u pyet për marrëveshjen e 18 majit. Pyetjes: “A ishte ajo marrëveshje me Edi Ramën një gabim historik i karrierës së tij politike, si kryetar i Partisë Demokratike?” Basha i përgjigjet në këtë mënyrë: “Marrëveshja e 18 Majit ishte një marrëveshje e diktuar në një situatë unike dhe kritike për Shqipërinë e 27 viteve. Nuk ishte marrëveshja gabimi.

Gabimi ishte investimi me një marrëveshje me një person që nuk e njeh marrëveshjen. Me një person apo faktor politik i cili provon se jo thjeshtë marrëveshja me kundërshtarin, por edhe fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që nga fëmijët e vegjël, që nga foshnjat e sapolindura e deri tek pensionistët në moshë të thyer, ka për borxh t’ia vërë në funksion egos së shfrenuar për pushtet dhe pasuri personale”– tha Basha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne