Refugjatët sirianë, reagon ish-ministri: Shumë pak! Kapaciteti pritës është 600 mijë plus 2 të ikurit

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një statusi në facebook ka reaguar lidhur me pohimin e zv.ministrit të Brendshëm Julian Hodaj për median gjermane, se Shqipëria ka kapacitetin për të pranuar 600 mijë refugjatë.

Manjani shprehet se gjithë Europa që është fuqi ekonomike e globit, po debaton mospranimin e emigrantëve e ndërsa qeveria mendje-grisur e Shqipërisë e popullit më të varfër të Europës, na hapka dyert!

“Ku i gjetën kapacitetet pritëse kto miza kali, që kujtojnë se po tërheqin karrocën e Europës?! Me çfarë parash do ta bëjnë e mbajnë atë kamp?! Se mos e dinë kamp pushimi! Me PPP se merr njeri”, shkruan më tej Manjani.

Postimi i plotë i Manjanit 

600 000 refugjatë do të presë qeveria?!

Shumë pak!

Për ditë ikin Shqiptarë azilantë. Lënë vende bosh këtu. Për momentin kapaciteti pritës është 600 000 plus 2, pas ikjes së Agronit dhe Babales…
———-
Ça bëjn kta more?! Janë në terezi apo jo?!

Gjithë Europa, që është fuqi ekonomike e globit, po debaton mospranimin e emigrantëve. Qeveria mendje-grisur e Shqipërisë e popullit më të varfër të Europës, na hapka dyert!

Ku i gjetën kapacitetet pritëse kto miza kali, që kujtojnë se po tërheqin karrocën e Europës?!

Me çfarë parash do ta bëjnë e mbajnë atë kamp?! Se mos e dinë kamp pushimi! Me PPP se merr njeri…

A po ankohen përditë popullit të vet që skanë para?

Si mund të vihet shenja e barazisë ndërmjet të deportuarve nga Kosova, me refugjatët nga Afrika apo qoftë edhe nga Siria?!

—————
Nejse, me kampin e refugjatëve rilind mbjellja e kanabis; vijon fuqishëm trafiku gjithfarësh; harrohen skandalet e rilindjes; harrohet çdo gjë e keqe vendase, sepse do na shfaqet para syve një skenë edhe më e keqe!

Kush është kundër kampit shpallet kollaj armik i integrimit!

Kështu Rilindja do propozojë që as zgjedhje të mos bëhen më!

Kemi sondazhet…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne