Refugjati sirian që punonte si lustrues këpucësh po shikonte përmes dritares, befasohet nga pronari i palestrës

Një palestër në Turqi ka fituar zemrat e një kombi duke i ofruar refugjatit sirian, 12 vjeç, një anëtarësim gratis për tërë jetën pasi një foto e tij duke shikuar përmes dritares së palestrës u shpërnda në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Muhammet Haliti, i cili u pa i veshur me sandale dhe mbante me vete pajisjet e tij për lustrim të këpucëve duke shikuar në pajisjet brenda palestrës, në krahinën juglindore të Adiyamanit, një fotografi që përfshiu Turqinë.

Pronari i palestrës pa foton dhe i ofroi djalit, i cili punon si një lustër këpucësh, një kartelë për të shfrytëzuar të gjitha pajisjet.

Dhe i riu u gëzua gjithashtu kur gazetarët zbritën në palestër për të intervistuar pronarin dhe anëtarin më të ri.

“Ai më gjeti dhe më ndihmoi”, tha adoleshenti për mediat turke.

“Gjithmonë kam ëndërruar të humbasë peshën dhe tani besoj që mund ta bëj duke punuar”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne