Refuzoi 28 nentorin: imam Armand Aliu rrefen kercenimet qe kapterret e antiterrorit i bene imamit ne kuesturen e Rilindjes

Pas vendimit fetar per te refuzuar festimin e 28 nentorit, dates kur Ismail Qemali me urdherat e Austrise deklaroi ndarjen e Shqiperise nga Turqia, imam Armand Aliu sic kemi treguar edhe me pare eshte therritur ne nje bisede nga “kapterret” qe qeveria e Rilindjes ka punesuar ne zyrat e antiterrorit. Injorantet qe Edi Rama ka punesuar per te luftuar terrorizmin, tani qe Siria, Iraku, Irani, Turqia dhe Rusia e zhduken ISIS-in apo Daesh-in qe krijoi vete Amerika kane ngelur pa pune. Edi Rama per ti bere qejfin amerikaneve ka punesuar 110 militante socialiste ne zyrat e antiterrorit, shumica fshatare nga katundet e Permetit, Tepelenes, Skraparise etj. Dhe keta fakira tani qe kane ngelur pa pune dhe frikesohen se mos Rama i heq nga puna meqe ISIS-i u zhduk, se fundi u kapen me imam Armand Aliun per punen e historise. Gjate bisedes sipas stilit Gestapo ne zyrat e antiterrorit, shume media kane manipuluar per ate qe ka ndodhur gjate marrjes ne pyetje te imam Aliut. Disa kane abuzuar duke pretenduar edhe se imam Aliu eshte trembur. Por imam Armandi jo vetem qe nuk eshte arrestuar por as terhiqet dhe trembet perballe injorante qe Edi Rama ka vene per te luftuar kanabisin – ndjese – terrorin.

Imam Aliu me se fundmi ka bere publike disa pjese te marrjes se tij ne pyetje nga policia e agjitacion propagandes, e cila ne vend se te luftoje terrorizmin apo drogen dhe krimin e organizuar te qeverise Rama, kercenon imam Armand Aliun per punen e historise. Me poshte jane komentet e imam Armand Aliu ne lidhje me kete incident te peshtire me fuksat e antiterrorit:

Edicioni informativ i datës 7 Dhjetor.

Ditet e fundit po shikoj se media te ndryshme po abuzojne shume me fjalet e mia duke dashur qellimisht qe te me perbaltin figurën ne opinionin publik. E njejta metode u ndoq edhe ne fillim te muajit shtator me historine e “mbulimit” te statujes se Skender Beut kur filluan te shpifnin se unë kisha thënë qe te hiqej busti i tij nga sheshi. Edhe kesaj rradhe po ndiqet e njejta strategji. Pasi te gjitha mediat qellimisht abuzuan me shkrimin tim duke e perdorur ate per te nxitur urrejtje mes njerezve, nuk u mjaftuan me aq por po vazhdojne cdo dite e me shume duke shpifur dhe intriguar me fjalet e mia. Nje prej rasteve te shumta eshte edhe ky publikim i faqes JetaOshQef te cilet kane shkeputur qellimisht tre kater fjale nga nje fjali per ta paraqitur pastaj sikur une paskam kërcënuar popullin, apo shtetin apo dikend tjeter. Me kete titull artikulli ata qellimisht po nxisin urrejtjen e opinionit ndaj meje edhe pse shkrimi im eshte mese i qarte. Ajo pjese e shkeputur fjalie fliste per gylenistet e KMSH dhe gylenistet shqiptare ne pergjithesi te cileve po ju shtrengohet laku nga dita ne dite dhe nuk do jete e larget ajo dite kur shteti shqiptar do filloje spastrimin e tyre. Ne asnje rast une nuk i kam kercenuar as ata e as ndonje grupim apo person tjeter, brenda apo jashte Shqiperise.
Nje nga shkaqet e shumta qe me shtyu ta permendja ate fjali ne lidhje me ta ishte edhe lajmi i publikuar ne mediat shqiptare qe fliste per viziten e ministrit te jashtem te Turqise ne Shqiperi, lajm te cilin e lexova kur ndodhesha ne oborrin e zyrave te Antiterrorit qe ndodhen pranë Komisariatit numër 3 te rruga Mine Peza. Madje pasi e lexova lajmin, ju drejtova dy prej perfaqesuesve te Antiterrorit dhe ju thashe se se shpejti do kenë punë me shumice, me shume sesa kane pasur deri tani me “xhihadistet”. Ata me pyeten se cfare kisha per qellim dhe une ju thashe se se shpejti edhe shteti shqiptar do filloje te merret me gylenistet shqiptare te organizates terroriste FETO sapo ajo te konsiderohet e tille edhe nga shteti shqiptar ose nga SHBA.
Kam bindje te plote se gylenistet shqiptar jane nxitesit kryesor te kesaj fushate mediatike kunder meje dhe sipas informatave qe disponoj, gylenistet kane arritur te depertojne edhe ne strukturen e Antiterrorit shqiptar. Por per kete fakt dhe ceshtje te tjera do te shkruaj inshaAllah ne ditet ne vijim.
Jane perhapur lajme ne disa media edhe se une jam arrestuar. Por edhe ky eshte trillimi i rradhes qe synon përbaltjen e figures sime ne opinion.
Meqenese sulmet mediatike kunder figures sime kane nisur ne te njejten kohe nga disa drejtime si Antiterrori, gylenistet dhe mediat online, edhe une ne ditet qe vijojne do tu pergjigjem publikisht duke publikuar edhe emra konkretë.
Ashtu siç nuk mu drodhën as qerpikët e syrit kur isha brenda zyrave te antiterrorit, ashtu nuk do me dridhen inshaAllah as gishtat e duarve qe te shkruaj dhe publikoj fakte kundër te gjithe atyre qe me akuzojne qellimisht pa pasur asnje fakt kundër meje.

Edicioni informativ i dates 8 Dhjetor

Ne kete edicion do flas per nje fragment nga takimi i shkurter prej tre orësh me perfaqesuesit e Antiterrorit ne daten 5 Dhjetor. Fragmenti ka te beje me pjesen e dyte te takimit e cila me la me shume mbresa pozitive. Pjesa e pare e takimit u zhvillua me dy punonjes te antiterrorit te cilet me pyesnin dhe une ju pergjigjesha. Gjithcka qe u zhvillua ne formen e pyetjeve dhe pergjigjeve u shkruajt ne kompjuter, u printua dhe u firmos nga ana ime. Por gjate kesaj kohe u zhvilluan edhe copeza bisede te tjera te cilat nuk u dokumentuan. Pjesa e pare zgjati rreth dy ore e pak. Me pas dolem te ngroheshim ne diell pasi ne zyre ishte shume ftohte. Po prisnim te vinte edhe shefi i tyre per te cilin me thane se duhet ta takoja. Pas nje vonese fare te shkurter rreth gjysem ore erdhi shefi dhe u ngjitem perseri tek zyra e cila ndodhej ne katin e dyte te nje godine te vjeter me dyer prej dërrase te kohes se komunizmit, e pa rikonstruktuar dhe me dritare te siguruara nga jashte me kangjella shumë të trasha hekuri. Mendoj se mund te kete sherbyer me pare si hetuesi ku pyeteshin te arrestuarit ne kohen e rregjimit komunist.
Meqenese po mendoj opsionin e nje kallzimi ndaj tij ne SHÇBA e njohur me pare si SHKB, tani per tani nuk po e permend me emer por do ti vendos nje emer artistik e do ta quaj Simon. Shkaku i zgjedhjes se ketij emri eshte se nga fizionomia e tij ne pergjithesi por edhe nga tiparet e fytyres ne vecanti ai i ngjan 80% figures se Simonit te seriali turk Ertugrul. Nese dikush qe nuk e njeh do ta shikoje ne rruge, do ta njohi direkt se kush eshte pasi i ngjan aq shume Simonit nga tiparet e fytyrës, modeli i mjekrës dhe mustaqeve, madje edhe nga kapelja qe mban ne kokë.
Fragmenti i pjeses se dyte filloi keshtu.
Pasi Simoni hyri ne oborr me makinë i shoqeruar edhe nga nje agjent tjeter i antiterrorit u ngjitem perseri ne zyren ku kishim qendruar per me shume se dy ore. U ula perseri tek e njejta karrige ku isha ulur edhe me pare. Simoni u ul perballe meje ne nje nga dy karriget qe ndodheshin ne anen tjeter te tavolines. Ne krah te tij u ul shoqeruesi i tij, nga pas meje dhe ne te dy krahet e dhomes qendruan ne kembe edhe dy agjentet me te cilet qendrova dy orë, si edhe nje agjent tjeter i cili gjate pjeses se pare te takimit hynte dhe dilte ne dhome.
Ne ate çast vetja mu duk si Ertugruli ne nje pjese te filmit kur ate e kishin rrethuar disa mongol, vetem se keta qe me rrethuan mua nuk kishin shpata ne duar por ndoshta vetem pistoletat ne brez. Megjithate ceshtja ndryshonte krejtesisht sepse historia e filmit zhvillohej ne periudhen e mesjetes ndersa ne jetonim ne nje periudhe krejt ndryshe, ne demokracine e drejtuar nga komunistet dhe bijte e tyre ne Shqiperine e vitit 2017.
Simoni filloi te me pyeste per detaje rreth te cilave kisha folur me pare dhe kisha firmosur. Kur pa se une me qetesi vazhdoja te mbroja ato qe kisha shkruar te Fetvaja e Pavaresise, ai filloi te ngrinte zerin. Pasi vazhdoi gradualisht te ngrinte zerin i tregova Simonit se jam mesuar me kercenime dhe presione, prandaj nuk e kisha shume problem. Me pyeti se kush me kercenonte dhe po me bente presion. I thashe se ishte vete ai i cili me ngritjen e zerit donte te ushtronte ndaj meje presion dhe te me kercenonte. Kete gje ja perserita dy here. Atehere me tha qe ngritjen e zerit ta merrja si te doja, edhe si kercenim. Aty Simoni nuk mundi ta ruante dot qetesine dhe shpërtheu. U ngrit ne kembe dhe duke bertitur me te madhe me tha:
Degjo ketu. Te kemi ne vezhgim. Ne çastin e parë qe do te rrëshqasi këmba do të të marrim dhe i shkreti ti se çdo të heqësh. Do të ti thyejm brinjët.
Ne atë çast ndoshta ndonjeri prej atyre qe qendronin pas meje mundet qe i ka bere me shenje qe te kontrollonte veten sepse e kish tepruar. Dhe direkt Simoni e uli pakëz zërin dhe me tha: E kam llafin per forcen e ligjit. Sepse jetojme ne demokraci dhe sot askush nuk te prek me dorë. (Keto janë fjalët e tij afersisht sepse nuk me kujtohen me imtësi). I thashe qe te vazhdonte sepse e kuptoja shume mire se cfare po thoshte. Biseda vazhdoi akoma dhe here pas here nderhynte edhe ndonje nga agjentet e tjere.
Mbresa pozitive qe me la fragmenti i bisedes me Simonin ishte ngritja e tij e zërit deri në të bërtitura. Kjo gje ndodh tek ata persona te cilet nuk zotërojnë argument dhe mungesën e argumentit mundohen ta plotësojnë me forcën e zërit ose forcën e pushtetit. Këtë gjë e kam provuar disa here gjate kesaj periudhe kater vjecare ne perballje me forcat e rendit ne Gjykaten e Krimeve te Renda gjate periudhes kur gjykoheshin hoxhallaret dhe besimtaret e arrestuar ne 11 mars 2014. Nga takimi im atë ditë me agjentet e antiterrorit ne pergjithesi dhe nga takimi i Simonit ne vecanti u binda akoma me shume se Fetvaja e Pavaresise qe postova, nuk ka asnje element te vepres penale qe perfshin neni 265 i kodit penal.
Diçka tjeter rreth ketij takimi do ta përmend neser ne mbrëmje inshaAllah ne edicionin informativ te dates 9 Dhjetor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne