Regjimi saudit nxjerr në shitje pronat e princit Valid bin Talal në Liban

Arabia Saudite ka nxjerrë në shitje dy hotele luksoze në Liban që i përkasin princit saudit Valid bin Talal, pas arrestimit të tij nën akuzat për korrupsion.

Bankat libaneze filluan sot (të martën) operacionet e vlerësimit të çmimeve për hotelet Four Seasons dhe Mouan Pique të princit Valid, të cilët janë nga pronat më të rëndësishme të tij në asetet e kompanisë Holding Kingdom, dhe do ti nxjerrin në ankand në kohën më të shkurtër të mundshme. Arabia Saudite që nga 4 nëntori i këtij viti, me urdhër të komitetit për luftë kundër korrupsionit të drejtuar nga Muhamed bin Selman, kanë arrestuar me dhjetëra persona mes tyre princa dhe ish-ministra dhe funksionarë të këtij vendi dhe Valid bin Talal është në mesin e këtyre të arrestuarve. Valid Talal është një princ me ndikim, nip i mbretit Abdulaziz al Saud, themeluesit të Arabisë Saudite, dhe thuhet se është qytetari më i pasur i Arabisë Saudite. Pasuria e tij llogaritet mbi 20 miliardë dollarë. Mediat informative kanë njoftuar edhe për arrestimin e vajzës së princit të njohur miliarder të Arabisë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne