Regjimi zionist izraelit vazhdon pastrimin etnik të palestinezëve në Jeruzalem

Gjykata e lartë e regjimit sionist ka deklaruar se 700 palestinezë duhet të dëbohen nga shtëpitë e tyre në zonën Silvan në pjesën lindore të Kodsit të shenjtë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjykata e lartë e regjimit sionist të mërkurën me pretekst se pronësia e këtyre toka i përket një shoqate të quajtur “Itreti Kohnijem” të kolonëve sionistë, ka lëshuar këtë vendim në dëm të palestinezëve.

Shoqata Itreti Kohnijem punon për hebraizimin e Kodsit të shenjtë dhe pretendon se tokat e zonë Silvan 120 vite më parë ishin pronë të hebrenjve dhe aktualisht po mundohet t’i uzurpojë tokat e kësaj zone.

Regjimi sionist së fundi u ka dhënë ultimatum pronarëve të 20 dyqaneve në kampin Sha’fat në veri të Kodsit të pushtuar se për shkak se dyqanet e tyre janë ndërtuar par leje, do t’i shkatërrojë ato./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne