Regjistroi 23 mijë metër katrorë tokë me letra false, dërgohet në gjyq ish –kreu i hipotekës së Shkodrës

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar për gjykim ish-drejtuesin e Hipotekës, Neritan Kalamishi, ish-juristin Marvin Ramovi dhe shtetasin Vatë Lari.

Prokuroria thotë se në bazë të hetimeve ka rezultuar se ish-kryeregjistruesi Kalamishi dhe juristi Ramovi kanë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme një pronë me sipërfaqe 23 mijë metra katrorë në Velipojë, e cila ishte përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuar nga ana e shtetasit Vate Lari.

Të pandehurit janë hetuar në gjendje të lirë, ndërkohë që pak javë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Shkodrës, gjykata ka vendosur nën sekuestro sipërfaqen objekt hetimi prej 23 mijë metra katrorë, e cila gjendet në fshatin Baks-Rrjoll, Velipojë.

Prokuroria e Shkodrës nisi hetimin në bazë të kallëzimit të një shtetasi.

Vatë Lari, sapo e ka regjistruar pronën 23 hektarë në vitin 2013, e ka shitur tek shtetasi me inicialet N.S dhe është larguar menjëherë në Francë bashkë me familjen e tij.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne