‘Regjistroi videon e Alizotit’, Florenc Hoxha sot tek Krimet e Rënda

Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha do të merret sot në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me çështjen ‘Babalja’.

Siç u raportua edhe ditën e djeshme, Hoxha do të japë sot llogari për videon e dytë të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, ku shfaqet Fredi Alizoti në një tjetër dëshmi për këtë çështje. Hoxha thuhet se ka regjistruar videon ku shihet Alizoti, që mendohet se është bërë në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ishte deputeti Taulant Balla ai që bëri këtë deklaratë nga salla e Kuvendit.

Kujtojmë se dje nga Krimet e Rënda u pyet Ardi Veliu, ku dha llogari për deklaratën e Alizotit, ku ky i fundit pretendon se drejtori i Policisë së Shtetit e kishte çuar me makinë në Prokurori.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne