Më rekrutuan për të shkatërruar islamin, u bëra muslimane

Historia se si u ktheva në Islam është një histori planesh. Unë kisha bërë plane, grupi me të cilin isha kishte bërë plane, dhe Allahu kishte bërë plane. Dhe Allahu është më i miri i Planifikuesve.

Kur isha adoleshente, i rashë në sy një grupi njerëzish me një axhendë shumë të keqe. Ata ishin dhe ndoshta ende janë një shoqatë e shthurur individësh që punojnë në pozita qeveritare, por që kanë një axhendë të veçantë: të shkatërrojnë Islamin.

Nuk është ndonjë grup qeveritar që unë njoh; ata thjesht përdorin pozicionet e tyre në qeverinë amerikane për të avancuar çështjen e tyre. Një anëtar i këtij grupi m’u afrua sepse pa që unë artikulohesha mirë, isha e motivuar dhe avokoja shumë për të drejtat e grave.

Ai më tha se nëse studioja për Marrëdhënie Ndërkombëtare me fokus Lindjen e Mesme, ai do të më garantonte një punë në Ambasadën Amerikane në Egjipt. Ai donte që unë të shkoja atje për ta përdorur pozicionin tim për të folur me gratë muslimane dhe për të inkurajuar lëvizjen e të rinjve për të drejtat e grave.

Mendova se kjo ishte një ide e mrekullueshme. I kisha parë gratë muslimane në TV; e dija se ato ishin një grup i varfër e i shtypur dhe doja t’i çoja ato në dritën e lirisë së shekullit të 20-të. Me këtë qëllim, shkova në kolegj dhe fillova shkollimin.

Kam studiuar Kuran, Hadith dhe histori Islame. Kam studiuar gjithashtu edhe mënyrat se si mund ta përdor këtë informacion. Kam mësuar se si t’i shtrembëroj fjalët për të thënë atë që unë doja që ata të thonin. Ishte një mjet i vlefshëm. Megjithatë, sapo fillova të mësoj, fillova gjithashtu të intrigohesha nga mesazhi i Islamit. Ai kishte kuptim. Kjo ishte shumë e frikshme. Prandaj, për të luftuar këtë efekt, fillova të merrja mësime rreth krishtërimit.

Zgjodha të merrja mësime nga një profesor në kampus, sepse ai kishte një reputacion të mirë dhe kishte mbaruar doktoraturën për Teologji në Universitetin e Harvardit. Ndjeva se isha në duar të sigurta. Isha në fakt, por jo për arsyet që unë mendova. Rezultoi që ky profesor të ishte një i krishterë unitar.

Ai nuk besonte në trininë apo në hyjninë e Jezusit. Në të vërtetë, ai besonte se Jezusi ishte një profet. Ai u mundua ta provonte këtë duke e marrë Biblën nga burimet e tij në greqisht, hebraisht dhe aramaisht, dhe duke treguar se ku kishin ndryshuar. Ndërkohë që bënte këtë, ai tregonte ngjarjet historike që formuan dhe ndoqën këto ndryshime.

Deri në kohën kur e mbarova këtë kurs, fati im ishte shkatërruar, por nuk isha ende gati të pranoja Islamin. Me kalimin e kohës, vazhdova të studioja, për veten time dhe për karrierën time të ardhshme. Kjo zgjati rreth tre vjet.

Në këtë kohë, unë pyesja muslimanët rreth besimeve të tyre. Një nga individët që pyeta ishte një vëlla musliman me AMS (atrofi multiple sistemike). Elhamdulilah, ai e pa interesin tim në besim dhe e bëri përpjekje të tij personale që të më edukonte për Islamin. Allahu e shtoftë shpërblimin e tij. Ai më jepte dawaa (ftesë në fe) sa herë që vinte rasti.

Një ditë, ky njeri më kontakton dhe më tregon për një grup muslimanësh që po vizitonin qytetin. Ai donte që unë t’i takoja. Rashë dakord. Shkova për t’u takuar me ta pas namazit të zemrës (ikindisë).

Më drejtuan në një dhomë me të paktën 20 burra brenda. Ata të gjithë bënë hapësirë ​​për mua që të ulesha, dhe unë u vendosa ballë për ballë me një zotëri të moshuar pakistanez. Masha’Allah, ky vëlla ishte një njeri shumë i ditur në çështjet e krishtërimit. Ai dhe unë diskutuam dhe argumentuam pjesë të ndryshme të Biblës dhe Kuranit deri në mëngjes (sabah).

Në këtë pikë, pasi e dëgjova këtë njeri të mençur teksa më tregonte atë që tashmë e dija, bazuar në kursin që kisha bërë për krishtërimin, ai bëri atë që asnjë individ tjetër nuk e kishte bërë ndonjëherë. Ai më ftoi të bëhesha muslimane.

Gjatë tre viteve që unë kisha kërkuar dhe hulumtuar, askush nuk më kishte ftuar. Më kishin mësuar, argumentuar dhe madje edhe fyer, por asnjëherë ftuar. Allahu na udhëzoftë të gjithëve.

Pra, kur ai më ftoi, shkëndija u ndez. E kuptova se ishte koha. E dija që ishte e vërteta, dhe unë duhet të merrja një vendim.

Elhamdulilah, Allahu më hapi zemrën dhe i thashë: “Po, unë dua të jem muslimane”. Pas kësaj, ai më drejtoi për të thënë shehadetin – në anglisht dhe në arabisht.

Betohem në Allah se kur thashë shehadetin, pata ndjesinë më të çuditshme. Ndjeva sikur një peshë e madhe fizike sapo ishte ngritur nga gjoksi; mora frymë sikur të ishte frymëmarrja e parë në jetën time.

Elhamdulilah, Allahu më ka dhënë një jetë të re – një propozim të pastër – një shans për Xhenet, dhe lutem që ta jetoj pjesën e mbetur të ditëve të mia dhe gjithashtu të vdes si muslimane. Amin! / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne