Rëndohet bilanci i protestave në Gazë, 132 të vrarë nga ushtria izraelite që nga 30 marsi

Në protestat e “Kthimit të Madh”, që zhvillohen në kufirin e Rripit të Gazës, që nga 30 marsi e deri më tani, numri i dëshmorëve është rritur në 132.

Palestinezi i plagosur nga ushtarët izraelitë ditën e premte gjatë protestave të “Kthimit të Madh” ra dëshmor.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Eshref el-Kudra, përdoret shprehja: “Ra dëshmor 29 vjeçari, Usame Halil Ebu Hatir i plagosur në bark si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë ditën e premte në lindje të Han Junusit”.

Rënia dëshmor e Hatirit e çon në 132 numrin e palestinezëve që kanë humbur jetën që nga fillimi i protestave “Kthimi i Madh” më 30 mars në kufirin e Gazës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne