Rëndohet Tahiri/ Mbërrijnë fakte të reja, tani jo nga Siçilia, por nga Leçe

Sipas prokurorisë rëndohet gjendja e Tahirit. Tani pasi socialistët po mundohen të luftojnë për mos dhënien e lejes për arrestim të ish ministrit të rendit, prokurorët flasin për prova të reja. Jo më dosja me 400 faqe e ardhur nga Siçilia, por tani flitet për një dosje me 150 faqe të adhur nga prokuroria e Leçes. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se ka prova të tjera që janë në dorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që lidhin Saimir Tahirin me trafikun e drogës. Sipas burimit të saj flitet për foto dhe përgjime të tjera që vërtetojnë lidhjet e Tahirit me Habilajt.  “Unë se di sa janë të vëreta por këto janë pretendimet e prokurorëve” –deklaroi gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Studio e Hapur”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne