Kampionati Botëror i Futbollit Rusi 2018 do të transmetohet nga Radio Televizioni Shqiptar. Ekskluziviteti i transmetimit që i ikën kësaj radhe operatorëve privatë, është njoftuar në faqen e RTSH-së që bën me dije edhe investimet e kryera në infrastrukturë e që sigurojnë mbulim në disa zona të Shqipërisë.

Mjafton një televizor DVB T2 ose një marrës i thjeshte dixhital për aparatet televizive të gjeneratës T1 apo më të hershme dhe bota vjen në shtëpinë e shqiptarëve pa asnjë pagesë në kualitetin më të lartë të figurës Full HD, raporton RTSH.

Transmetimi nga enti publik është një ngjarje që bie në sy në kontekstin e një tradite dhe tregu që dominohet nga operatorë të cilët kanë qenë përherë lobues shumë të fortë pranë qeverive shqiptare. Diçka ka ndryshuar në këtë drejtim dhe në fakt kompanitë që shpallin se janë edhe përçues të telekombëtarizmës sikur janë më të heshtura së fundmi.

30