Rënia ekonomike dhe hegjemonia e dollarit: Si filloi?

 

Në artikullin e mëparshëm të të njëjtit autor është shpjeguar se përse është e nevojshme që bitcoin-i të konsiderohet si një reagim që po bëhet kundrejt hegjemonisë së dollarit amerikan dhe përse shtetet e tjera dhe bankat qendrore po përballen me krizën e dollarit të shkaktuar nga de-dollarizimi. Në këtë artikull, autori trajton çështjen sesi është arritur deri në këtë pikë dhe flet në lidhje me mekanizma të cilat kanë ndihmuar në krijimin e një shoqërie që e ka bazuar sistemin e saj të jetesës në borxhe. Në artikullin e tretë dhe të fundit të këtij cikli do të shqyrtohet natyra e tranzicionit të ardhshëm gjeopolitik dhe gjeo-financiar, si dhe sinjalet që na duhet të studiojmë dhe të kemi parasysh për të diktuar çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Nga Federico Pieraccini

 

Nga Ari tek Letra

Në mënyrë që të mund të kuptojmëat oqë janë duke ndodhur aktualisht është e nevojshme që të hedhim vështrimin nga e shkurta, kur kohët ishin më të thjeshta, kur njerëzit nuk blinin por shkëmbenin me njëri-tjetrin. Në ato kohë, mundësia e përdorimit dhe disponueshmëria e mallrave ishin kriteret qëpërcaktonin vlerën e tyre. Për këtë arsye, ari në veçanti përfaqësonte si shembulli më i përshtashëm i një malli me vjerë të lartë duke qënë se ishte e vështirë që të gjehej dhe ndërkohë përdorej në shumë fusha të ndryshme. Për këtë arsye ari është konsideruar gjithmonë shembulli më i lartë i një dobie të vlefshme, së bashku me diamantet, platinin, argjendin dhe elemente të tjera që janë të vështira për t’u gjetur, por që kanë një përdorim të zakonshëm ose të përditshëm. Një shembull për nga rëndësia është ai i uraniumit,ndërkohë që vetëështënjë element i pa vlerë, në formëne transformuar për shkak të shërbimetqë mundësonpas zbulimit të energjisë atomike është shndërruar në njëmall të vlefshëm. Ndërsa përsa i përket arit, mund të kuptohet se si në epokën e gurit, ari ishte elementi referues me anë të të cilitvendosej vlera çmuesee çdolloj malli apo produkti tjetër. Me kalimin e kohës, rëndësisë së aritiu bashkua edhe argjendi dhe më vonë edhe bronzi në mënyrë që të thjeshtëzonin edhe më shumë shkëmbimine mallrave dhe rritjen e lehtësisë së përdorimit të tyre.

Ari zotëronte vlerën e tij të brendshme dhe e ruante një vlefshmëri të këtillë në çdo perandori në mbarë botën; e njëjta gjë vlente edhe për argjendin dhe bronzin. Ari ishte shnërruar tashmë në jo vetëm një mjet shkëmbimi dhe një matës i vlerës, por edhe si një mjet rezervë me vlerë të pa ndryshueshme që u lihej trashëgimtarëve. Mbi të gjitha, ari përdorej si një mjet pagese. Kur monedhat e argjendit filluan të bëheshin gjithnjë e më të vështira për t’u gjetur, filluan të bëheshin pagesa duke përdorur një lloj monedhetë prodhuar nga lëkurët e kafshëve. Megjithatë, kjo lloj monedhe u refuzuan për shkak se nuk i përmbushte parimet bazë që i ishin atribuar arit, argjendit dhe bronzës në lidhje me të qënin referues të matjes së vlerës dhe vlerës së tyre si rezervuesë. Lëkura e kësaj monedhe mund të shkatërrohej, dhe megjithëse ishte një mjet pagese, nuk ishte aq i fortë dhe i besueshëm sa ishin metalet e çmuara.

Revolucioni i vërtetë filloi në vitet 1700 kur banka qendrore franceze filloi të mblidhtepllaka prej ari nga qytetarët e vendit dhe në këmbim u jeptecopaletrash me vlerën tyre përkatëse të shkruar mbi këto fletë. Ky ndryshim do të pas-sillte pasoja të mëdha në ekonominë botërore gjatë 300 viteve të ardhshme.

Dimensioni më i rëndësishëm që ky ndryshim ndikoi ishte dimesioni psikologjik; në këtë mënyrë një person i zakonshëm është i gatshëm të dorëzojë fizikishtarin e tij në bankën franceze në këmbim të një letre që tregon sasinë e arit që ka në pronësi personi në fjalë. Ekzistojnë dy arsye themelore që kanë çuar në arritjen e kësaj zgjedhjeje; dhe të dyja këto arsye kanë të bëjnë me natyrën njerëzore: thjeshtësinë e përdorimit dhe besimi që kishin në sistem. Shteti francez, nëpërmjet bankës qendrore e mblidhi gjithë arin, argjendin dhe bronzin nga populli dhe në shkëmbimu dha atyre në formën e njëvalutenjë letrër fizike pa asnjë vlerë të brendshme në vetvete. Megjithatë, kjo monedhë letre ofroi një shkallë të lartë të transportueshmërisë dhe lehtësinë e përdorimit, duke ndihkuar kështu në përdorimin e kësaj monedhe si mjet pagese dhe si shkëmbyes të mallrave. Kështu u krijua kapitalizmi dhe u përplotësua tërsisht transferimi i plotëi pasurisë. Bota po kalonte nga një ekonomi reale e bazuar në vlerën e brendshme, siç është vlera që përfaqësohet nga ari, argjendi dhe bronzi, në një vlerë fiktive të ankoruarë në copa letre.

Valuta Rezervë Botërore

Perandoria Britanike, dhe më pas edhe perandoria amerikane kanë shënuar shumë suksese falë kësaj marrëveshjeje, pra, duke akumuluar arn e popujve të tyre në bankat e tyre qendrore. Banka e Anglisë kishte arritur që tëgrumbullonte rezerva të mëdha prej ari, dhe në këtë mënyrë ishte në gjendje të prodhonte dhe lëshonte sasi të mëdha paundësh, duke ndërtuar kështu konceptin e rezervës monetare botërore. Paundi, i cili tashmë kishte filluar që tëzëvendësonte në mënyrë të ngadalë monedhën franceze si ndërmjetësues kryesor të këmbimit në të gjithë botën kishte arritur që taa vendoste Britaninë në një pozicion të privilegjuar si rezultat i rolit qendror që po lunate tashmëLondra në gjithëekonominë globale. Gjatë gjithë historisë, fuqizimi i perandorive të mëdha ka qënë gjithnjë i lidhur me monedhën e tyre të cilat shndërroheshinnë monedha rezervë globale. Deri në periudhën e Perandorisë Britanike, monedha ka qenë gjithmonë një përzierje e monedhave të vlefshme dhe monedhave zëvendësuese. Megjithatë, bashkë edhe me sterlinën, poundi zëvendësoi plotësisht rolin e argjendit dhe arit dhe në këtë mënyrë i dha Britanisë së Madhe dhe kolonive të saj një fuqi jo-proporcionale për të manipuluar ekonominë globale. Për ta bërë sistemin të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm ishte e detyrueshme që të shtypej një sasi monedhash vetëm në lidhje me sasinë e arit që mund të kishte dikush në zotërim. Çdo pound lëshuar korrespondonte me një tarifë ari që u huazua vetëm nga banka qendrore britanike. Çdo mbajtës i monedhës, së pari në Francë dhe tani më edhe në Angli mundte teorikisht që të kërkonte kthimin e arit të tij në vend të sterlinës britanikeapo florinsit francez që kishte marrë në këmbim të dorëzimit të arit. Kjo marrëveshje u mbështet në besimin që kishte populli tek bankat qendrore dhe tek shteti i tyre, duke çliruar qytetarin mesatar nga detyrimi për të transportuar dhe mbrojtur monedhat e çmuara.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përshkuan si fituesi më i madh në Perëndim dhe Uashingtoni shumë shpejt zëvendësoi vendin e Londrës si kryeqendrën efuqisë botëror. Dhe në ëtë mënyrë edhe dollari zëvendësoi sterlinën si monedhë rezervë globale. Ndryshimi i vërtetë negativ erdhi në momentin kur presidenti Nixon vendosi në vitin 1971 që të tërheqë dollarin nga vlera përkatëse që ishte vendosur në krahasim me arin në Marrëveshjen Bretton Woods. Tashmë, FED-i nuk ishte më i detyruar që të vendoste të stampuarë çmimin e arit në paratë e tyre prej letre. Kriza e naftës e vitit 1973 e konsolidoi edhe më shumë vlerën e dollarit si rezultat i këtij tronditje të naftës, duke sjellë si rezultat që ArabiaSaudite dhe vendet e OPEC-ut të nënshkruar një marrëveshje sekrete me Uashingtonin për përdorimin e dollarit. Kjo marrëveshje parashikon që në këmbim të mbrojtjes politike dhe ushtarake të Uashingtonit, vendeve të OPEC do t’u kërkohej që të shisin naftën vetëm në këmbm të dollarit. Kjo ishte edhe mënyra sesi lindi Petro-dollari, i cili zëvendësoi standardin që ekzistonte në krahasim me arin që ekzistonte para vendimit të Nixonit.

Gjatë një periudhe disa vjeçare ekonomia botërore përjetoi një ndryshim tejet dramatik dhe katastrofik. Fuqia ushtarake dhe ekonomike amerikane kishte mbizotëruar dhe FED ishte e lirë që të prodhonte sasi të pafunda dollarë pa u shqetësuar në lidhje me qëndrueshmërinë apo besueshmërinë në këtë vlerë dhe duke u mbështetur tek lufta, tek media dhe tek konsumizmi për të mbuluar sa më shumë këtë fasadë. Bota filloi të dërgonte mallra të konsumit në Shtetet e Bashkuara në këmbim të monedhës prej letre që nuk kishte më asnjë lidhje me arin. Mashtrimi i shekullit ishte përplotësuar tërsisht tashmë. Kjo është një farsë që mbështetet në marrëveshjet e fshehta midis bankave, agjencive federale, agjencive të vlerësimit dhe qeverive për të krijuar iluzionin se lidhjetme qeverinë amerikane janë pasuria më e sigurt në botë, madje më shumë se vetë ari, i cili filloi të zhduket ngadalë nga radari si një rezervë me vlerë të brendshme.

Duke kaluar në mënyrë të menjëhershme në periudhën efundit të viteve 1980 shohim se situata filloi të përkeqësohej me kalimin në një realitet dixhital të kontrolluar nga Wall Street dhe spekulimet financiare. Bankat qendrore mund të krijonte tashmë para thjesht duke transferuar paratë në banka digjitale.

Ky fenomen solli një divergjencë të madhe përsa i përket marrëdhënies mes aseteve reale dhe vlerës së monedhave. Shumë vende,të cilat nuk posedojnë ndonjë nivel të konsiderueshëm t të kredibilitetit ndërkombëtar, mund të bie viktima të rritjessë inflacionit brenda disa orëve si rezultat i spekulimeve të forta financiare, duke zhvlerësuar vlerën e monedhës së tyre me pasoja katastrofike për ekonominë reale.

Njëzet vjet më vonë, boshllëku i krijuar që u zbuluaa nga Lehman Brother papritur në mënyrë të menjëhershme përforcoi të gjitha problemet ekzistuese. Rreziku i kësaj qëndronte në idenë se qytetarët do të humbnin besimin e tyre tek dollari ose tek euro, duke dëmtuar perceptimin që kishte ekzistuar që prej viteve 1700, ku rqytetarët shkëmbenin arin që posedonin në këmbim të një letër të sigurtë (me vlerë), me bindjes se integriteti i këtij procesi ishte i garantuar nga banka qendrore e shteteve të tyre. Në vend që të shëronte sistemin financiar, kjo zgjidhje në fakt ishte hartuar që të mundësonte rritjen e fuqisë së bankave dhe institucioneve financiare, dhe mbi të gjitha përmbytjen tregun me para për të shpëtuar bankat që ishin shumë të mëdha nga falimentimi. Tatimpaguesit e zakonshëm papritmas u gjetën të surprizuarnga një borxh prej 800 miliardë dollarë me vetëm një klikim të thjeshtë të mausit të tyre në kopjuter. Fed ka punuarnë mënyrë intensive dite e natë për të krijuar para nga asgjja në mënyrëqë të rriste likuiditetin e bankave.

Falë një transmetimi të vazhdueshëm të propagandës së mediave kryesore, një qytetar i nivelit mesatar nuk kishte arritur të kuptonte situatën sa për t’u bërë shqetësuese për atëdhe në këtë mënyrë u bë e mundur që të shmangejrënia në humnerë e ekonomisë globale. Bankat qendrore e gjetën veten në një situatë të përjetuar më parë gjatë ekzistencës së tyre, situatë e cila i detyroi ato të pranonin se e vetmja mënyrë për të shpëtuar ekonominë globale ishte krijimi i më shumë parave nga asnjë burim onkret. Një situatë e tillë absurde ka bërë që Deutsche Bank në vitin 2018 të grumbullojë instrumente të tilla toksike financiare si derivativë me vlerë rreth 46 trilionë dollarë, dyfishi i ekonomisë amerikane. Një situatë e këtillë është duke degjeneruar në një çmenduri të pakuptimtë, siç do ta shohim në artikullin e ardhshëm dhe të fundit të kësaj serie shkrimesh.

Në artikullin e ardhshëm dhe të fundit të kësaj serie artikuj autori do të shpjegojë se si kriptokaliteti mund të shpëtojë të gjithë sistemin financiar në rast të një krize të re dhe pse kjo gjë do të thotë se monopolit të polit të vetëm të SHBA-së i ka ardhur fundi.

Burimi : Strategic-culture.org / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne