Rënie marramendëse e vlerës së Facebook-ut, humb 150 miliardë dollarë

Rrjeti social Facebook, pas deklaratës së bilancit të çerekut të dytë të vitit, humbi 150 miliardë dollarë.

Gjigandi i medias sociale jetoi rënin më të lartë financiare në historinë e tij.

Në procedurat e kufizuara pas mbylljes së bursës së Nju-Jorkut aksionet e Facebook-ut ranë në një nivel rekord.

Me rënien e aksioneve në nivelin 21% kjo kompani humbi rreth 150 miliardë dollarë.

Ndër arsyet e kësaj humbjeje tregohet largimi nga platforma e medias sociale të 1 milionë përdoruesve aktivë në rajonin e Evropës si dhe rritja e kostos.

Kjo gjendje shkaktoi një rënie serioze edhe në pasurinë e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg.

Humbja e tij është rreth 20 miliardë dollarë.

Kështu që pasuria personale e miliarderit të ri ra në 63,6 miliardë dollarë. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne