Ndodhet në Shqipëri për të marrë vajzën nga kampi i Manzës me pretendimin se mbahet padrejtësisht aty, Mostafa Mohammadi, shtetas iranian me pasaportë kanadeze, dhunohet nga muxhahedinët te Medresea. Ai pretendon se është goditur sëbashku me bashkëshorten e tij nga përfaqësues të MEK.

Ky çift ka disa ditë që ndodhet në Shqipëri pasi kërkon të marrë vajzën e tyre, Somayeh Mohammadi, që sipas çiftit ndodhet pikërisht në këtë kamp. Ata nuk janë lejuar të kontaktojnë me të bijën dhe për këtë arsye ka ndodhur konflikti, ndërsa pretendojnë se janë goditur nga muxhahedinët gjatë faljes te Medresea në Tiranë.

Çifti kanadez ndodhet në QSUT nën kujdesin e mjekëve pas konfliktit fizik me përfaqësuesit e muxhahedinëve. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit numër katër në kryeqytet disa pjesëtarë të muxhahedinëve.

74