Reporteri rus Alexander Hansen: “Po planifikohet sulmi perëndimor “/Tanket e SHBA-se po i afrohen Moskes

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara prej kohësh nuk janë në nivelet e duhura dhe shpesh ka pasur akuza dhe kundërakuza. Edhe pse me marrjen e Presidencës nga Donald Trump-i aludohet se marrëdhëniet mes dy vendeve do jenë më të mira, në fakt mediat ruse tregojnë të kundërtën

Mediat ruse, duke iu referuar edhe analistëve shkruajnë se trupat e NATO-s dhe të SHBA-së janë shumë pranë kufirit rus, pasi po tentojnë të mbrojnë shtetet aleate nga agresioni i mundshëm.

Reporteri i ‘RT’, Muraa Gazijev, shkruan se tanket amerikane janë 700 kilometra larg nga Moska, distancë që kurrë më parë nuk ka qenë e arritshme për SHBA-të. Një tjetër reporter rus, Alexander Hansen, thotë se po planifikohet sulmi perëndimor “si Napoleoni e Gjermania më parë”. “Imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse tanket ruse do të ishin 700 kilometra larg Washingtonit?”, shkruan ‘Russia Insider’./Expressi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne