nga Kevin Barrett.
“Liri. Barazi. Vëllazëri”. Ky slogan idealist promovues i lirisë dhe i gjithëpërfshirjes është motoja zyrtare e dy kombeve moderne, Francës dhe Haitit (ky i fundit si për ironi, lindi nga një revoltë skllevërish kundër ish skllavëpronarëve).

Pavarësisht këmbënguljes së motos së tyre kombëtare, populli francez sot po ecen gjithnjë e më i privuar nga liria, barazia dhe arritshmëria e dashurisë vëllazërore. Sipas Jim Wolfreysit, një ligjërues i vjetër për politikat evropiane në Kings College London, largimi francez nga liria dhe barazia ka prodhuar një shoqëri të sëmurë të infektuar më shumë me një racizëm gjithnjë e më të përhapur, gjithnjë e më normal ndaj myslimanëve.

Në librin e tij “Republika e Islamofobisë”, Wolfreys gjurmon marrëzitë epidemike franceze kundër islamit që nga e kaluara e saj koloniale deri tek “lufta e pafund kundër terrorit” që ka rikrijuar historinë që prej 11 shtatorit 2001. Wolfreys thekson saktë se lufta franceze kundër terrorizmit daton që para 11 shtatorit. Origjina e saj kthehet në misionin kolonialist të Republikës, trupa dhe refleksi i së cilës u rivitalizua në fillimin e viteve 90, kur lufta civile algjeriane u derdh drejt Francës, gjë që çoi në një intensifikim të strukturave të sigurimit shtetëror, siç thotë Paul Silversteini, “ndërfutja … franko-magribiane si ‘muslimane’, një përshëndetje që është mbështetur nga një dramë më e madhe publike rreth hixhabit “(fq. 2).

Një nga përkufizimet e librit të Wolfreysit, e ngjashme me ato të profesorëve dhe të publicistëve “e respektuar”, është gatishmëria për të grumbulluar gënjeshtra për disa gënjeshtra, ndërkohë që i mbrojnë të tjerët nga hetimet. Së pari le të shqyrtojmë mitet islamofobike që Wolfreysi do të ekspozojë:

• Preteksti që ligji i Francës i vitit 2004 që ndalon veshjen fetare në publik është fetarish neutral, kur në të vërtetë ai nuk është asgjë më shumë sesa një simptomë dhe armë e islamofobisë.

• Pretendimi, i përsëritur në tekstet e shkollës së mesme, që tradita e lavdishme e laicitetit të Francës ka qenë gjithmonë rreth parandalimit të shprehjes fetare në publik, kur në të fakt e kundërta është e vërtetë, “ligji i vitit 1905, i përmendur shpesh në mbështetje të sekularizmi i ri do të thotë më shumë dhe jo më pak, liri të të shprehurit “(fq. 92). Siç shpjegon Wolfreysi, i tërë qëllimi i ligjit të shekullarizmit i vitit 1905 ishte të anulojë njohjen de facto të mbetur të qeverisë franceze për katolicizmin si fe zyrtare franceze, duke lejuar protestantët, muslimanët, hebrenjtë, njerëzit jofetarë dhe pakicat e tjera që të kenë të drejtën e plotë dhe të shprehurit e plotë mbi pikëpamjet, lidhjet dhe identitetet e tyre fetare në sheshet publike. Kjo e drejtë, e dhënë në vitin 1905 dhe e respektuar deri në ligjin kundër hixhabit të vitit 2004, tani është një kartë e vdekur.

• Pretendimi i islamofobëve se dyndja e muslimanëve nëpër rrugë gjatë namazit të së premtes është e barabartë me invazionin nazist dhe pushtimin e Francës, edhe pse këto ndodhin vetëm në fare pak xhami nga ato 2,300 xhami që aktualisht ka Franca, për shkak të pengesës qeveritare franceze për ndërtime xhamish të reja (krahasuar me 36,000 kisha katolike, të mbajtura me fonde qeveritare pavarësisht se nuk kanë fare adhurues).

• Pretendimi se islamofobia franceze nuk është raciste, sepse ajo siguron një kritikë legjitime ndaj fesë, ku në të vërtetë ai përdoret pa dallim ndaj personave të Afrikës së Veriut dhe asaj Sub-Sahariane pavarësisht nga niveli i tyre fetar (në fjalorin racist, “musliman” shpesh përkthehet si “emigrant me ngjyrë kafe”).

• Miti se vala e re e racizmit “populist” është një fenomen spontan që lind natyrshëm tek komunitetet e bardha të punës, që në fakt është frut i çuditshëm i një fushate të orkestruar të marrëdhënieve publike të udhëhequr nga elitat, të cilët iniciojnë një lavazho truri për racizmin tek punëtorët për të fshehur shkatërrimin neoliberalist të klasës punëtore dhe për të legjitimuar krimet e Sionizmit.

• Pohimi i rremë se punëtorët e bardhë bëhen racistë sepse janë në kontakt të ngushtë me emigrantët, që në fakt studimet tregojnë se nuk është kështu. E vërteta është se votuesit e Frontit Nacional islamofob nuk janë thjesht punëtorë të bardhë që jetojnë dhe punojnë me emigrantët, por më tepër janë njerëz të papunë, të pastrehë ose të stresuar ekonomikisht.

Wolfreys duhet të lavdërohet për ekspozimin e faktit se vala e baticës së racizmit islamofobik që ka kapur Francën është produkt i një fushate toksike publicitare neoliberale-sioniste. Por ai nuk arrin të përballet me detajet më të urryera të asaj fushate – detaje që po të ekspozoheshin do të shkaktonin tek e gjithë fushata një shkatërrim.

Sigurisht që po i referohem islamofobisë që nxit operacionet e rreme, veçanërisht ato të 11 shtatorit 2001 dhe operacionet ndjekëse franceze të 7 janarit dhe 13 nëntorit 2015. Asnjë student i islamofobisë nuk mund të mos jetë në dijeni të punës autoritare të studiuesit të 11 shtatorit David Ray Griffin, ku 13 librat e tij mbi këtë temë ekspozojnë përfundimisht grushtin e shtetit neokonservator që lëshoi demonin islamofob. Po ashtu, asnjë student serioz i islamofobisë në Francë nuk mund të jetë i paditur ndaj fakteve të diskutuara në dy librat e mi, “Ne nuk jemi Charlie Hebdo” dhe “Një tjetër aksion i rremë francez”, ku faktet e marra së bashku tregojnë se qeveria franceze dhe mediat kryesore janë shtrirë në terr për ngjarjet e terrorit të vitit 2015, të cilat duket se kanë qenë aksione të rreme të stilit francez të 11 shtatorit.

Wolfreys, i punësur në universitet me profesionin e ligjëruesit, me sa duket e di se duke parë fakte të tilla me ndershmëri dhe saktësi ka gjasa që të shkatërrojë karrierën e tij; kështu që ai e fillon librin e tij me frazat: “Diçka nuk ishte në gjendje të mirë. Pesëdhjetë udhëheqës botërorë u mblodhën më 11 janar 2015 për të përkujtuar gazetarët e vrarë në zyrat e Charlie Hebdosë më 7 janar bashkë me oficerin e policisë dhe blerësin e vrarë në një supermarket gjatë dy ditëve në vijim”.

Sigurisht që ishte dicka jo e zakonshme; por po kështu është edhe hapja e Wolfreysit. Së pari, ai gabimisht na thotë se oficeri i policisë i vrarë gjatë kësaj periudhe vdiq në supermarket, ku ai dhe blerësi u vranë “gjatë dy ditëve të mëvonshme”. Në të vërtetë pengmarrja në supermarket dhe incidenti me të shtëna nuk ndodhën “gjatë dy ditëve në vijim”. Këto ndodhën në një ditë të vetme, në 9 janar. Dhe asnjë polic nuk u vra atje. Po, një oficer policie thuhet se u vra nga Coulibalay, personi që qëlloi në supermarket në ditën e mëparshme, më 8 janar. Por ky nuk është “incidenti ku u qëllua polici” që gjithkush kujton.

Wolfreys i fshin tërësisht nga ngjarja të shtënat ndaj policit, gjë që dëshmon se historia zyrtare e ngjarjes së Charlie Hebdosë është një fabrikim ku tregohen të shtënat e supozuara ndaj Ahmed Merabetit, të kapura në video, me sa duket nga një ekip mbikëqyrës izraelit i para pozicionuar të cilët kanë filmuar vrasësit e dyshuar të Charlie Hebdose, Said dhe Chérif Kouachi tek largohen nga zyrat e revistës pas kryerjes së masakrës.

Wikipedia, llogaritë e së cilës për tema të tilla të ndjeshme kontrollohen nga propagandistë profesionistë, i përshkruan të shtënat në këtë mënyrë: “Një video autentike e shfaqur në internet tregon dy persona të armatosur dhe një oficer policie, Ahmed Merabetin, i plagosur dhe i shtrirë në trotuar pas një shkëmbimi zjarri. Kjo ndodhi pranë qoshes së Bulevardit Richard-Lenoir dhe Rue Moufle, 180 metra në lindje të skenës kryesore të krimit. Njëri prej personave të armatosur vrapoi në drejtim të policit dhe bërtiti: “A deshe të na vrasësh?” Polici u përgjigj: “Jo, cdo gjë është në rregull shef,’ dhe ngriti dorën ndaj personit të armatosur, i cili më pas i dha policit një të shtënë vdekjeprurëse nga një distancë e afërt.”

Videoja aktuale mund të shihet këtu (https://www.liveleak.com/view?i=bc6_1420632668). Këtu tregohet qartë se asnjë “goditje fatale në kokë në një distancë të afërt” nuk u krye. Në vend të kësaj, “njeriu i armatosur” gjuan me një karikator bosh i mbushur me letra ose pambuk, që nga trotuari duket sikur është afërsisht një metër nga koka e “viktimës”. Sikur viktima në të vërtetë të ishte qëlluar me një AK47 nga një distancë e ngushtë, koka e tij do të shpërthente dhe do ti ngjasonte një mjegulle ngjyrë rozë. Megjithatë, “goditja fatale” nuk pati ndonjë ndikim fatal në kokën e viktimës! Në vend të kësaj, mund të shihet ngritja e një reje të vogël pluhuri në trotuar një metër larg kokës dhe jo copëzat masive dhe të rrezikshme të betonit që shkaktohen nga plumbat e vërtetë – gjë që tregon se kishte qënë thjesht një karikator bosh.

Është e qartë se “skena e arratisjes” u luajt dhe u filmua për qëllime propagandistike. Gazetari hulumtues francez Hicham Hamza ka zbuluar origjinën e videove të publikuara, si fotoja e “gjakut të derdhur” të viktimave të klubit të natës të Bataclanit në 13/11/15 dhe të filmimit të “sulmit me kamion” në 14/7/16 në Nice, gjurmët e gishtave të përgjakshëm të të cilëve janë në të gjithë këto dhe dhjetra marifeteve të tjera të lidhura me “terrorin islam”.

Pse Wolfreysi, akademikët dhe gazetarët e tjerë nuk i raportojnë këto fakte dhe shumë fakte të tjerë të ngjashëm? Përgjigja e trishtë u dha një shekull më parë nga Upton Sinclair, “Është e vështirë të gjesh dikë që të kuptojë diçka, kur paga e tij varet tek të moskuptuarit e tij ndaj saj.” Duke iu nënshtruar dilemës së Sinclairit, Wolfreys e limiton saktësinë, gjithëpërfshirjen dhe lidhjen e rëndësishme të analizës së tij të fortë të islamofobisë franceze./crescent.icit-digital/Gazeta Impakt

45