Republika Separatiste Antishqiptare e Mirdites

Gezim Selmani

Republika e Mirdites ka qene levizja separatiste me antishqiptare qe ka ndodhur ndonjehere mes shqiptareve. Mbas vdekjes te Preng Bib Dode Pashes qe nuk la asnje trashegimtar biologjik, qeverisjen politike te Mirdites e mori “kapedan” Gjon Markagjoni. Shteti Shqiptare, kishte vetem 9 vite qe kishte shpallur pavarsine dhe ishte akoma ne procesin e njohieve dipllomatike nga shtetet e huaja. Kufiri ndares i Shqiperise qe ishte caktuar nga Fuqite e Medha ne vitin 1913, nuk ishte pranuar akoma nga fqinjet tane. Serbia kishte nje dipllomaci aktive e miq te fuqishem ne arenen nderkombetare dhe po bente perpjekie maksimale per te sabotuar procesin e njofjeve dipllomatike te Shqiperise. Synimi i saj, ishte ose shkaterimi i plot i shtetit shqiptare dhe me mbrapa coptimi i Shqiperise mes fqinjeve te saj, ose krijimi artificial i nje minishteti mbi baza fetare qe do ta dobesonte akoma me shume shtetin shqiptare. Kjo ishte situata politike ne Shqiperi, kur ne 17 Korik te vitit 1921, Gjon Markagjoni, mblodhi ne nje takim krahinor ne Prizeren te gjithe kreret e 12 bajrakeqe te Mirdites dhe shpalli Republiken Separatiste Antishqiptare te Mirdites. Sigurisht, shpallja e pavarsise te krahines te Mirdites, erdhi jo vetem ne nje kohe te veshtire per shqiptaret, por kjo levizje separatiste me motive te qarta fetare u nxit e financua edhe nga Serbia. Serbia i dha Republikes te Mirdites nje ndihme te konsiderushme si nga ana financiare, por edhe nga ana ushtarake. Ajo e mbeshteti ate me armatime dhe qindra mercenare ruse te bardhe te Wrangelit qe u bene pjese e shtabit ushtarak te Gjon Markagjonit.

Republika Separatiste e Mirdites doli ne sken ne momentin me delikat per shqiptaret, se ne kete periudhe (Nentor 1921) komuniteti nderkombetar po vendoste perfundimishte per kufirin zyrtar te Shqiperise. Gjate kesaj periudhe, Serbia e autorizuar edhe nga vet “presidenti” Gjon Markagjoni, kishte shpallur nje ofensive dipllomatike dhe denonconte Shqiperine ne OKB me akuza absurde sikur shteti shqiptare po ju grabiste tokat katolikeve te Mirdites dhe ja u dhuronte ato agallareve muslimaneve shqiptare. Serbia ishte shprehur se; “ne Shqiperi egzistojne dy qeveri, kurse vet shqiptaret jane te ndare mes tyre e nuk mund te bashkejetojne kurre sebashku”. Te gjitha keto akuza te rreme te Serbise dhe perfaqesuesve te Gjon Markagjonit u kundershtuan fuqishem nga Britania e Madhe qe e revoltuar i kerkoj Serbise te ndalte menjeher perkrahjen dipllomatike e finaciare qe i jepte Republikes te Mirdites, ose ne te kundert do te perballej me sanksione te renda dhe ndoshta edhe me lufte. Ky kercenim serioz qe ju be Serbise nga fuqia me e madhe e kohes, e detyroj Serbine te terhiqej menjehere nga perfaqesimi politik qe Serba po i bente ne arenen derkombetare Republikes te Mirdites dhe te nderpriste urgjentishte te githa ndihmat qe i jepte separatistit Gjon Markagjonit. Me kerkese te Kryeministrit Britanik, Llojat George, Organizata e Kombeve te Bashkuara u mblodh ne nje seance te jashtezakonshme dhe te gjitha shtetet pjesmarse ne kete takim, afirmuan njezeri paprekshmerine e kufive te Shqiperise te caktuara nga Fuqite e Medha ne vitin 1913.

Mbas ketij vendimi te OKB-se, trupat ushtarake te Shtetit Shqiptare u derguan menjehere ne veriun e Shqiperise per te shtypur me dhune kete levizje separatiste antishqiptare. Me mberitjen ne Mirdite te trupave ushtarake qeveritare shqiptare, Republika Separatiste Antishqiptare e Mirdites (qe pati nje jetegjatesi vetem pese muajshe) u shkri menjehere si bora e pranveres, kurse te gjithe kryetaret e 12 bajraqeve u teroheqen ne panik dhe pa lufte ne shtepite e tyre. Sigurishte qeveria e kohes beri disa arestime mes titullareve te kesaj republike, kurse vet antishqiptari separatist Gjon Markagjoni ja mbathi si nje frikacak dhe u fsheh ne Prizeren i mbrojtur nga Serbia qe ai ne deklaraten e tij te turpit e quante nje popull vella.

Me poshte eshte deklarata zyrtare qe Gjon Markagjoni lexoi para gjithe mirditoreve kur shpalli Republiken Separatiste Antishqiptare te Mirdites. Kjo deklarate eshte shkruar ne dialektin e thell te gegenishtes dhe ndodshta nuk kuptohet mire nga te gjithe shqiptaret, por megjithate ka vleren e saj se eshte i vetmi dokument zyrtar qe hedhe drite realishte mbi nje realitet historik shume te rendesishem per vendin tone. Eshte i vetmi dokument historik qe tregon qarte se sa antishqiptare ka qene levizja separatiste e mirditoreve qe cuditerisht sot disa fallcifikatore te historise e prezantojne si nje levizje kombetare atdhetare. Ky eshte turpi dhe faqja e zeze e pseudohistorianeve dhe pseudonalisteve qe nuk guxojne kurre te flasin hapur per kete levizje separatiste krahinore antishqiptareme baze fetare qe desh e shkateroi nga themelet shtetin shqiptare te krijuar me aq mund e gjak, gjate asaj kohe te veshtire.

– Proklamata e shpalljes se pavarsise te Republikes te Mirdites !

Presidenti i Republikes – Gjon Markagjoni.
Ministri i Puneve te Jashteme – Andon Ashiku
Minister i Mbrojties – Preng Lleshi
Minister i Ekonomise – Zef Ndoci

Vllezer te krishtere dhe gjithe Dukagjini. . Gjithe Evropa don qi Shqypnia t’jen e librueme, qi me ken edhe ajo e ujdisun, qi me pas rugat e qimendifferat e shkollat. Kjo asht fort bukur e mire. Kjo asht edhe dishiri jon, pse edhe na dona me ken zhdrivilluem, me pas shkolla, jo sadhde, fmija jone, pore edhe na pleqt kena qef me msu me shkru e me kndu, pse njaj popull qi asht i zhdrivillum njato shkojn per para me pun. Po na vllazen, qi e njofim mire turkun, mundena me zan bese , qi me ycymet Turkijet ne Tirana ? A mundena me besu qi kan me na dhan desturdhek, qi ata ne per para peseqind vjetve na kan majt si robni ? A mundena me ken me at ycym, qi don me na up fenë ton, qi na ndes e naj up katundet tona? A mundena me duruë me ken nen ket ycym e ne ket urdhun, qi sot tpart e Turqnimit agik flasin. “Qi ju keni ken raja e jon tesh pesqint vjet,e keni prep me ken raja e jon”. Jo vlazen ! Na nuk e dona robnin e Turqnimit ! Na dishrojm lirin e bashkimit mu sjedh per smarit, pra kush dishiron mu sjedh per smarit, nuk mundet mu Ishu, qi Turkija mu jerëtis e rrë si ka kenë shqyptar ! Ne dacim me kriju nji derzav nen ycymet te Turkijes n’ Tirana at err na vedvedit i kena vuë prangat ne dorë e ner kamë. At err kthej prap nat vakt, qi ne na kan shkel, kur skena ken tzot me refye fene tone, kur skena mujit me godit kisht tona, kur skena guzuë me vuë kumont ne kompanjela ton e kur na kan myt meshtaret tone. Me dvertet njat vakt asnii shqyptar i dret nuk deshiron. Ne kjoft qi at vakt nuk e dishrojm, pra na duet me gjith fozade tona me pumie qi kjo pun mos me na bae vaki. Per ket pun Mirditsit e kena ap lirin ton republik. Per ket luftojme me pushk n’dorë kundra ycymetit Tirans e kerkojm prej Evropet, qi me na njoft. Delegazioni i jon n’Zenevë ne konferenz Shocnis Popudhit ka mryt, qi ne Shqypnii mu cu komisoni per mu pvet popudhi, se cka lypin. Ne konferenz n’ Zenevë ka ken deri tesh delegazjoni i Tirans, qi ka fol qi asht TAN SHQYPNIA me Tiranane dhe ka ap ma t’reshtet fjalt per kapitan Marka Gjonin ton. Të ardhunit delegazjonit Mirdits n’Zenevë ka met ycmi i Tirans i marrum prej fjalve t’reshme, qi kan fol per Mirdit e per gjith kishtenim te Shqypnis. Kush i ka nimu ycymetit Tirans n’Zenevë ? Taljant, qi jan anmiqt ton, kuja asht ascerija qe ka ba kishen shtadh, edhe na ka mar erzin grave e varzave tona. E kush i ka nimu delegazjonit Mirdits ? Serbia e cila asht ne konferenz ne Paris t’pagjt i ka dalzot liris ton. Serbija asht miku i jon e don me ken komshi i mire i shqyptareve. Per pak dit ka me ardhe komisija e Shoçnis Popudhit. Diftoni sbashkut: Nuk e dona ycymetin e Turkies t’Tirans! Kshtenimi i Shqypnisë don derzaven e lirin e vet, jose dot luftojn deri ma t’mramin pik gjakut shqyptar. Tjemi t’sbashkum e mos u rreni fjalve t’reshme Tirans e Italis

Keta jane “patriotet” katolike qe gjithe kohes na shesin dengla per “patriotizmin” e tyre qe faktikisht nuk egziston fare ne asnje periudhe te historise shqiptare. Ata ishin dhe do te ngelen mercenare separatiste antishqiptare qe per adhe kane vetem Vatikanin.

Burime:
1- https://en.wikipedia.org/wiki/Republic_of_Mirdita…
Sources
2 – Austin, Robert Clegg (2012). Founding a Balkan State: Albania’s Experiment with Democracy, 1920-1925. Toronto: University of Toronto Press. ISBN 9781442644359.
3 – Besier, Gerhard; Stokłosa, Katarzyna (2014). European Dictatorships: A Comparative History of the Twentieth Century. Newcastle upon Tyne: Cambridge Scholars Publishing. ISBN 9781443855211.
4 – Pearson, Owen (2004). Albania and King Zog: Independence, republic and monarchy 1908–1939. London: Centre for Albanian Studies. ISBN 1845110137.
5 – Pula, Besnik (2013). “Binding Institutions: Peasants and Nation-state rule in the Albanian highlands, 1911-1939”. In Go, Julian. Decentering Social Theory. Bingley: Emerald Group Publishing. pp. 37–72. ISBN 9781781907276.
6 – Tomes, Jason (2011). King Zog: Self-Made Monarch of Albania. Stroud: The History Press. ISBN 9780752470870.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne