Zeyneb Daher

Që prej datës 10 maj të vitit 2017, regjimi i zymtë i El Saudit po mban në rrethim vetë popullësinë e tij që banojnë në qytezën El Avamije, qytezë e cila mban rreth 30 mijë banorë dhe është e vendosur në pjesën lindore të provincës Katif.

Forcat saudite kanë ngritur barriera prej betoni që pengojnë të gjitha hyrjet për në këtë zonë me justifikimin e “zhvillimit” të kësaj qyteze të prapambetur. Banorët e El Avamijes janë privuar nga të drejtat e tyre themelore të njeriut si aksesi për ujë dhe energji elektrike. Për më tepër, disa burime janë shprehur se në mjetet e blinduara automobilstike qeveria e mbretërisë ka futur edhe snajperista.

Në lidhje me këtë situatë, faqja e internetit El Ahed ka realizuar një reportazh me aktivistin Amin Nemr, i cili jeton në Londër, por ka prejardhjen nga El Avamije. Nemr, i cili ka komentuar në lidhje me zhvillimet në terren ka vlerësuar se kjo është pasojë e një operacioni të gjatë ushtarak që ka vijuar duke u mbështetur tek rrethanat ekzistuese: “Po përdoren më shumë barriera për të bllokuar hyrjen. Mund të shoh se këto janë masa të qarta pararake që lajmërojnë një ndryshim të detyrueshëm të vendbanimeve.”

Nemir, i cili na ka informuar në lidhje me një plan zyrtar të pikënisur nga një politikë e dënimit në grup, që ka për qëllim uljen e popullësisë së emare Avamijes nga 30 mijë banorë në 9 mijë i ka rreshtuar si më poshtë masat e marra paraprakisht:

1. Shpërngulja e detyruar nga provinca e El-Musavara: Ndërprerja e energjisë elektrike

2. Shpërngulja e detyruar nga provinca e El-Dirah: Ndërprerja e energjisë elektrike

3. Shpërngulja e detyruar nga provincat e tjera: Sulme të armatosura të herëpashershme, dëmtimi i pronave private, dyqaneve dhe shkollave si dhe ndërprerja e shërbimeve të këtilla si qendrat e shëndetësisë, zjarrfikëseve, të sanitarëve dhe të ambulancave.

4. Presione dhe arrestime

5. Përhapja e frikës në mesin e civilëve

6. Dëmtimi i pronave private

7. Sulme të armatosura në 24 orë të ditës

Si rezultat i këtyre masave, që tani ka një numër të caktuar familjesh që janë shpërngulur si refugjatë pranë të afërmve të tyre përkohësisht. Disa familje të tjera kanë marrë banesa me qira jashtë territorit të Avamijes deri në përfundimin e tencioneve në këtë rajon. Sipas informacioneve të mundësuara nga Nemr ka edhe prej atyre famijeve që mund të kenë vendosur të shpërngulen përfundimisht nga Avamija.

përsa i përket çështjes nëse në çatitë e shtëpive në këtë provincë janë vendosur snajperistë, Nemr nuk e ka mohuar se ata mund të kenë qënë aktivë për një periudhë të shkurtër kohore de ka shtuar se në të treja anët e provincës së El-Musavarasë, forcat saudite i kanë përdorur ato për të qëlluar RPG, të cilat kanë në majën e tyre lëndë plasëse, ciç tregohet edhe nga fotografitë e mundësuara nga hapësira.

Aktivisti sauditi, i cili ka marrë përsipër të analizojë justifikimet e kësaj fushate kundër popullësisë shiite në provincë, ka theksuar se për shkatërrimin e El-Musavarasë po përdoren terma të këtillë si “zhvillim” dhe është shprehur se “Kjo ngjarje më sjell në mendje mendësinë për zhvillimin e ‘demokracisë’ në Lindjen e Mesme në vitin 2003”. Për më tepër, ai është shprehur se nuk mund të pretendosh zhvillimin e një zone duke i ndërprerë banorëve energjinë elektrike dhe duke i detyruar ata kështu të largohen nga shtëpitë e tyre. Masa e ndërprerjess së energjisë elektrike ishte ndërmarrë para datës 10 maj të vitit 2017.

Nemr është shprehur kështu: “Qeveria ishte e vetëdijshme se do të kishte rezistencë nga populli. Pikërisht për këtë arsye, si fillim padrejtësia dhe dhuna paraprake do të sillte edhe më shumë dhunë. Në të njëjtën kohë, qeveria vërtetë synonte që të arrestonte persona që tashmë kishte kohë që i kërkonte. Kjo qeveri i akuzon ata për terrorizëm, pavarësisht se nuk i mbështet këto akuza në asnjë provë konkrete. Këta njerëz janë njollosur nga mos vazhdimi i çështjeve, nga mediat sociale nga kanalet televizive zyrtare.”

Sipas Nemrit, ashtu siç edhe të gjithë janë të vetëdijshëm: “Në Arabinë Saudite nuk ekziston një shtyp i lirë që të mund të thotë të vërtetën. Unë i ftoj gazetarët e lirë dhe të pavarur, madje edhe entitetet ndërkombëtare që të gjykojnë këto situata dhe qeverinë dhe t’i analizojnë nga afër me detaje. Qeveria e mohon të drejtën e një reforme të vërtetë që do të fuqzonte popullin.”

Në vazhdim të fjalës së tij, Nemr ka dhënë shembullin e dëshmorit, Shejh Nimr el-Nimr që duhet ndjekur nga të gjithë personat e tjerë tashmë në këtë situatë, që të kërkojnë të drejtat e tyre në rrugë të paqtë dhe duke marrë parasysh fuqinë e qeverisë ka bërë thirrje për mospërdorimin e dhunës.

Z. Nemr është shprehur kështu “Shejh Nimri është ekzekutuar dhe tashmë askush nuk është i sigurtë. Për këtë arsye shoh se personat e kërkuar nuk kanë asnjë mundësi tjetër veçse ta mbrojnë veten me anë të përdorimit të armëve. ” Parë nga ky këndvështrim, përpara se situata të dalë nga kontrolli ai ka bërë thirrje për një ndërhyrje poolitike të shpejtë dhe urgjente.

A ka dhënë Trumpi dritën jeshile për acarimin e situatës?

E kemi pyetur Z. Nemr nëse gjatë vizitës që Trumpi ka zhvilluar në mbretërinë saudite i ka dhënë apo jo dritën jeshile drejtuesit të vërtetë të mbretërisë – Muhammed Bin Selmanit për të krijuar në të njëjtën kohë disa fronte të ndryshme.

Nemr ka theksuar faktin se ngjarjet aktuale janë në përputhje me ndjekjen e politikave konfliktuale dhe nxitëse që sauditët kanë ndjekur që prej vitit 2011, qoftë në arenën ndërkombëtare, por edhe në atë të brendshme.

Z. Nemr është shprehur kështu: “PO, është e vërtetë se është dhënë drita jeshile për nxitjen e situatës së tensionuar. Dhe nëse do t’i shohim ngjarjet në një këndvështrim më të gjërë, gjattë vetëm 100 ditëve të para të presidencës së Trumpit është dhënë urdhri për të lëshuar 59 raketa në drejtim të Sirisë. Pas kësaj është dhënë urdhri për të testuar ‘nënën e të gjitha bombave’ në Afganistan duke kërcënuar në këtë mënyrë Korenë. Gjuha që Trump ka përdorur në lidhje me këto sulme nuk tregon se ai është një president i qëndrueshmërisë dhe paqes, përkundrazi tregon se është një president i shitësve të armëve. Të njëjtën gjë e konfirmon edhe marrëveshja e armëve që u firmos së fundmi me Arabinë Saudite.”

Mundësitë për rezistencë ushtarake

Në lidhje me këtë çështje, Nemri e ka përmbledhur kështu situatën:

“Qeveria saudite po ushtron dhunë mbi këtë qytezë duke zhvilluar sulme të njëpasnjëshme. Përpos fushatës ushtarake ka filluar edhe një dënim në masë: nuk u lejohet që të ofrojnë shërbimet e tyre punojësve të pastrimit, zjarrfikësve si dhe ambulancave. Mund të shohim hapat e parë të marrë për shpërnguljen e detyrueshme të pothuajse 30 mijë banorëve të kësaj zone. Sigurisht në mënyrë të natyrshme është pritshme që disa persona të reagojnë kundrejt kësaj dhune që po ushtron qeveria.

Sipas një deklarate që ka bërë Ministri i Brendshëm është organizuar një sulm me RPG me anë të automjeteve të blinduara dhe në këtë sulm ka gjetur vdekjen një ushtar dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Është e rëndësishme të rikujtojmë se që pas Luftës së Gjirit t vitit 1991, Arabia Saudite është e përmbushur me armë. Si pasojë është krijuar edhe një treg i zi i shitjes së armëve. Më datë 20 mars është shkatërruar edhe një automjet tjetër i blinduar. Nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare e ministrisë së brendshme në lidhje me këtë çështje, përeç disa tweet-ëve të bëra nga një llogari në Tweeter e lidhur me operacionet në fjalë.

Për fat të keq kur shoh përmasat e mëdha të kësaj dhune, di që njerëzit normalë do të ndikohen nga kjo situatë dhe përgjegjësja kryesore e kësaj situate është padyshim qeveria. Duket qartë se kjo situatë e dhunshme mund të degradojë edhe në qyteza dhe qytete të tjera. Qeveria duhet ta parandalojë këtë gjë pa dalë ende nga kontrolli. Ky është një shans që qeveria të mos tregohet kryeneçe dhe të bëjë atë që të gjithë ëndërrojnë, ta përforcojë rolin e popullit në politikë.”

Megjithatë, a mund të imagjinohet një mbretëri humane? Pavarësisht se shumë mbajnë shpresa se mund të vijë një ditë kur udhëheqës të këtill të tregohen të ndjeshëm ndaj popujve të tyre dhe t’i respektojë ata, nuk duket se ka shumë mundësi të ndodhë.

Burimi : El Ahed News /ML

32