Reuters: Arabia Saudite me miliarda dollarë blen armatime nga Amerika

Agjencia e lajmeve Reuters në një raport të saj ka shkruar se Arabia Saudite dhe Amerika janë duke zhvilluar negociata për finalizimin e një kontrate dhjetëra miliarda dollarësh për blerjen e armatimeve.

Reuters shtoi se në prag të vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite, të dy vendet po zhvillojnë negociata për finalizimin e kontratave dhjetëra miliarda dollarësh për blerjen e armatimeve. Sistemi raketor Thad, sistemi i pajisjeve të buta C2BMC që përdorët për komandim, kontroll dhe komunikim në luftë, si dhe një pako e pajisjeve satelitore, janë pjesë e pajisjeve ushtarake të cilat do t’i shiten Arabisë Saudite. Automjetet e blinduara dhe tanke M109 gjithashtu janë pjesë e këtyre kontratave./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne