Revolta në Beograd pas prishjes së xhamisë së Zemunit, aktivisti malazez: Turp Serbi!

Nuk ndalen reagimet dhe protestat pas prishjes së xhamisë në lagjen Zemun të Beogradit.

Ajo u rrënua nga ana e autoriteteve lokale me pretendimin se Bashkësia Islame e Serbisë për ndërtimin e saj nuk kishte marrë lejet përkatëse.

Por mënyra e rrënimit, ku të mërkurën u lajmërua dhe të enjten u prish, ka shkaktuar protesta të mëdha. Kjo dhe për faktin se gjithçka ndodhi brenda atmosferës së fillimit të muajit të Ramazanit, duke ngacmuar dhe sentimentet e besimtarëve të atyshëm, të cilët më shumë se për “arsye letrash”, e kanë marrë prishjen e saj si një sulm shtetëror ndaj komunitetin musliman në Serbi.

Kjo i ka detyruar besimtarët e lagjes beogradase që si xhumanë si lutjet e tjera të përditshme, t’i kryejnë jashtë, mbi rrënoja, duke ofruar një “pamje palestineze” në një realitet ballkanes, ku autoritetet serbe në këtë rast shfaqen si izralitë.

Disa organizata të shoqërisë civile e kanë quajtur këtë situatë si shkelje e paqes dhe qetësisë mes qytetarëve në Serbi, e cila duhet thënë se deri më tani ka qenë shumë e kujdesshme në lidhje me ndjenjat religjioze.

Reagime kundër prishjes ka pasur dhe jashtë Serbisë.

Një drejtues i një rrjeti civil në Podgoricë, Marko Vujoviç ka deklaruar se autoritetet serbe veprojnë me dy standarde.

”Turp Serbi, ç’po bëhet kështu, shkatërrojnë një objekt fetar, kurse i njëjti shtet vendos një manastir të madh në Rumi(mali i Tivarit). Vetëm pyes deri kur kështu?”, shkruan Vujoviç pasi që më parë shpërndan lajmin në lidhje me prishjen e xhamisë.

Portali rus “Sputnik” ka kryer shkrime të njëpasnjëshme, madje edhe një analizë të Brankica Ristiç, e cila njihet për pikëpamjet e saj radikale dhe ksenofobe.

“Sputnik” thekson se një pjesë e madhe e banorëve të zonës është e ardhur nga Kosova dhe prapa gjithë protestës qëndron Imami Sadri Zejnullahu, i cili është shqiptar.

“Duket se bashkia e Beogradit ka miratuar një vepër publike, ndërtimin e një autostrade në vendin ku është ndërtuar xhamija, por nuk ka pasur asnjë konsultim apo një diskutim të përbashkët.

Myftiu i Beogradit, Muhamed Hamdi Jusufspahiç ka takuar kryeministrin në detyrë dhe Presidentin e zgjedhur Aleksandër Vuçic, i cili ka premtuar zgjidhjen e çështjes duke ftuar muslimanët që ta zgjidhin me qetësi.

Myftiu Jusufspahiç, duke folur nga xhamia së Bajrakli e Beogradit deklaroi se muslimanët presin sqarime precize dhe jo fshehje pas frazave boshe.

Ai vuri në dukje se për 47 vjet që ka jetuar në Beograd, Bashkësia Islame nuk ka marrë ndonjë leje të posaçme për të ndërtuar ndonjë objekt kulti në pronat e saj.

‘Ne mëkatojmë kur ndërtojmë në mënyrë të paligjshme, siç ka bërë 50 për qind e popullsisë së përgjithshme në këtë vend. Ky është problem urban, por kjo nuk duhet të kthehet në një problem politik.’

Imami theksoi se jo ndërhyrje prek hapur lirinë e religjionit, edhe pse thotë se ka garanci shttetërore për të ruajtur lirinë”, shkruan “Sputnik”. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne