Revolucion në Ukrainë? Po të lutem! Revolucion në Francë? Sundimi i ligjit!

Nga Danielle Ryan

Kur protestat e dhunshme tronditën Kievin në vitin 2013, analistët dhe udhëheqësit perëndimorë shpejt hodhën mbështetjen e tyre pas revolucionit anti-qeveritar – por pas javëve të protestave të Jelekëve të Verdhë  në Francë, reagimi ka qenë shumë i ndryshëm.

Ndërsa qeveritë dhe komentatorët perëndimorë denoncuan qeverinë ukrainase të Viktor Janukoviç dhe u kërkoi që t’u jepte pergjigje kërkesave të protestuesve pesë vjet më parë, këtë herë, ata po denoncojnë protestuesit francezë, duke i kërkuar Presidentit Emmanuel Macron, popullariteti i të cilit qëndron në rreth 25 për qind, të qëndrojë i vendosur kundër qytetarëve të pakënaqur.

Mbulimi i mediave perëndimore gjithashtu ka ndryshuar në mënyrë drastike me raportet që përshkruajnë protestuesit francezë si protestues, ndërsa protestuesit ukrainas u përshkruan si revolucionarë. Reagimet e kundërta kane bërë që shumë njerëz të bëjnë pyetjen: Nëse një revolucion i ashtuquajtur mund të ndodhë (dhe madje edhe duartrokitet) në Ukrainë, pse jo në Francë?

Policia franceze ka goditur protestuesit e “Jelekeve të Verdhë” në përleshjet e përgjakshme, gjatë të cilave ata u shpërndanë me uje me presion dhe gaz lotsjellës, protestuesit u përgjigjën duke hedhur gurë tek oficerët. Shtrirja e kaosit madje ka shkaktuar që zyrtarët të mendojnë për vendosjen e një gjendje të jashtëzakonshme dhe nxitën shqetësime se lëvizja e protestës mund të përhapet në vende si Gjermania dhe Hollanda. Zyrtarët e shqetësuar të qeverisë dhe komentuesit politikë francezë dhe evropianë kanë kërkuar me padurim që të respektohet “sundimi i ligjit” dhe që protestuesit e dhunshëm të respektojnë institucionet franceze.

Në Kiev, megjithatë, kur protestuesit i vunë zjarr makinave, dëmtuan pronën publike dhe sulmuan oficerët e policisë, ata u treguan si heronj. Ligji dhe rendi ishin të një rëndësie të vogël për mediat perëndimore, të cilat mbështesnin me gjithë zemër lëvizjen Maidan . Në mënyrë të ngjashme, kur protestat anti-qeveritare nisën në Siri në vitin 2011, krerët dhe komentuesit perëndimorë kërkuan përmbysjen e shpejtë të qeverisë dhe siguruan mbështetje morale (dhe materiale) për rebelët antiqeveritarë gjatë luftës qytetare pasuese që e shqeu vendin.

Gjatë një vizite në Argjentinë për Samitin e G20, fundjavën e kaluar, Macron u zotua se nuk do të pranonte asgjë për “banditë” të cilët dëshirojnë “shkatërrim dhe çrregullim”. Megjithatë, mungesa e vullnetit të tij për të shpelluar përballë një lëvizje proteste masive, nuk ka bërë ndonjë thirrje që ai të japë dorëheqjen dhe të respektojë vullnetin e popullit, siç ndodhi në Ukrainë dhe Siri.

Në Twitter, komentatori politik i njohur francez dhe personaliteti i medias Bernard-Henri Lévy , sulmuan protestuesit e Jelekeve te Verdhe, duke i akuzuar ata se ishin “duke luajtur me zjarrin” dhe duke thënë se gjithçka që ka rëndësi është respektimi i institucioneve franceze dhe i presidentit të zgjedhur në mënyrë demokratike .

Ndjekesit e Lévy , megjithatë, ishin të shpejtë për ti kujtuar atij se reagimi i tij ndaj protestave në Ukrainë ishin mjaft ndryshme. Lévy , i cili ishte në Ukrainë gjatë lëvizjes Euromaidan , e promovonte atë në mënyrë aktive, duke dhënë fjalime me entuziazëm rreth protestave. Kur Yanukovych u përmbys, ai e përshkroi atë si një “një humbje historike të tiranisë”.

Ndërsa protestat u shtrin për javën e tretë, përdoruesit e tjerë të Twitter-it u përplasën me reagimin patronizing perëndimor ndaj lëvizjeve anti-qeveritare në rajone të tjera, duke sugjeruar që ndoshta qindra ekspertë arabë mund të mblidheshin së bashku në konferenca dashamirëse, në përpjekje për të deshifruar shkaqet e kësaj lëvizje interesante ‘Dimëri Europian’.

Një tjetër tha se ishte koha që presidenti iranian Hassan Rouhani ti bëj thirrje Macronit të ushtrojë “kufizim” dhe të sigurojë që “liria e shprehjes dhe demonstrimit” të respektohen në Francë.

Le të lëm sarkazmën mënjanë, duket sikur revolucionet e dhunshme dhe ndryshimet e regjimit janë vetëm një zgjidhje e mirë për krizat në vendet larg qendrave të pushtetit dhe ndikimit perëndimor dhe të udhëhequra nga qeveri jo bashkëpunuese. Kur rënkimet e revolucionit ndjehen në Paris, ku Macron mbetet i përkushtuar për të mbështetur një rend botëror neoliberal dhe perëndimor, kjo është një histori e ndryshme./ RT/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne