Revolucioni i ardhshëm i Arabisë Saudite: Taksiste femra

Anuj CHOPRA – Të përkulura mbi pjatat e hurmave arabe dhe kafes arabe, gratë saudite, dikur të etura për të ngarë makinën per shak të ndalimit nga qeveria, ndalim i cili ka afat deri në qershorin e ardhshëm, nënshkruan një tjetër revolucion- të jenë shoferet e para të mbretërisë.

Mbreti Salman muajin e kaluar dekretoi se grave do t’u lejohet drejtimi i automjeteve, një reformë historike që mund të vërë jo vetëm miliona gra pas timonit, por potencialisht shumë më tepër në fuqinë punëtore.

Duke ndjerë një mundësi fitimprurëse, kompania turistike Careem thotë se ka në plan të punësojë deri në 100,000 shofere femra për të joshur klientët e rinj në mbretërinë gjini ndarëse.

Këtë javë, kompania ftoi AFP-në në sesionin e parë të rekrutimit në qytetin bregdetar të Khobarit, gjarje e cila tërhoqi grupe të ndryshme njerzish – nga amvisat deri tek gratë e tjera – një pjesë e te cilave tashmë kanë leje drejtimi të huaja.

“Për vite ndjehesha e paaftë. Makina ime ishte e parkuar jashtë dhe unë nuk mund ta vozisja, “tha Nawal al-Jabbar, një nënë 50-vjeçare e tre fëmijëve, duke pirë kafen ngadalë me një filxhan tipik arab të madhësisë së gishtit.

Një kor të qeshurash dhe duartrokitjesh shpërthyen në auditorium kur gratë, të cilat po mësonin me vemendje mbi rekrutimin, panë në ekranin e projektorit lajmin e dekretit mbretëror të muajit të kaluar. “Mu duk sikur u zgjova në një Arabi Saudite të re,” tha Jabbar.

Një instruktor qëndronte pranë ekranit, duke mbajtur një smartphone për të treguar funksionimin e brendshëm të aplikacionit.

Firma ka në plan të shtojë një buton të ri “Captinah” në aplikacionin e ardhshëm të qershorit, i cili do të lejojë klientët të zgjedhin shoferet femra. Opsioni do të jetë në dispozicion vetëm për gratë dhe familjet e tjera, tha zëdhënësja e Careem, Murtadha Alalawi.

Rreth 30 gra u regjistruan në eventimentin e Khobarit. Shumë nga ato mbërritën të pa shoqëruara nga burrat, diçka që zakonisht nuk shihet në një vend ku “kujdestarët” meshkuj kanë autoritet arbitrar për të marrë vendime të rëndësishme në emër të grave.

Riti i udhëtimit
“Ky është një rit i udhëtimit për gratë,” tha Sarah Algwaiz, drejtoresha e programit të shofereve të Careemit, duke iu referuar reformës.

“Ngarja e makinave nga grate sinjalizon pavarsi, lëvizshmëri, dhe liri financiare”.

Mbretëria e Gjirit ishte vendi i vetëm në botë që i ndalonte gratë të vozisnin makinën, dhe kjo shihej nga bota si një simbol i represionit.

“Shoqëria i portretizon gratë të jenë të forta kur është e përshtatshme dhe të dobëta kur është e përshtatshme,” tha trajnuesja Jabbar.

“Unë them, nëse mund të mbështetesh tek një mjeke femër për lindjen e një fëmijë, atëherë mund të mbështetesh edhe tek një grua për drejtimin e një makine”.

Heqja e ndalimit për vozitjen e makinës i atribohet gjerësisht Princit të Kurorës, 32-vjeçarit Mohammed bin Salman, i cili e shfaq veten si një modernizues në mbretërinë konservatore, ku më shumë se gjysma e popullsisë është nën moshën 25 vjeç.

Princi Mohammed ka marrë masa kundra desidentëve ndërkohë ka treguar gjithashtu një gatishmëri të rrallë për të trajtuar tabutë e ngulitura në Saudi, të tilla si promovimi i më shumë grave në fuqinë punëtore.

Të bëhesh një shofere do të thotë “të ardhura shtesë”, tha Banain al-Mustafa, një teknike 24-vjeçare laborante e mjekësisë e cila mori licencën e saj ndërsa studionte në Virxhinia Perëndimore në vitin 2015.

“Kam vozitur për dy vjet e gjysmë”, tha ajo, duke përfshirë edhe një udhëtim rrugor nëntë orë nga Nju Jorku në Virxhinian Perëndimore.

“Nëse unë e ngas makinën atje, pse nuk duhet ta ngas në vendin tim?”

Kundërshtim kulturor

Reforma është në përputhje me programin e Vizionit 2030 të Mbretërisë që kërkon të ngrejë gratë në pothuajse një të tretën e fuqisë punëtore, duke e rritur nga rreth 22 për qind që është tani.

Autoritetet kanë nxjerrë në pah përfitimet ekonomike të reformës, ndërsa mbretëria lekundet nga rënie e zgjatur e naftës; Familjet saudite nuk do të kishin më nevojë për shoferët e huaj, shpesh një harxhim i madh i të ardhurave financiare.

Riadi po mundohet të sjellë instruktore femra nga jashtë, njoftuan mediat lokale ndërsa Universiteti Princess Nourah tha se do të inaugurojë një auto shkollë të madhe vetëm për femra.

Autoritetet këtë javë paralajmëruan kundër shkeljeve mbi ndalimin, derisa ai të hiqet zyrtarisht pasi një grua u filmua duke dalë me makinë nga një hotel luksoz në Riad.

Careem tha se do të prisnin që rregulloret e qeverisë të shpalleshin zyrtarisht përpara se të vendosnin rekrutet femra pas timonit.

Rivali i tij Uber thuhet se po planifikon një iniciativë të ngjashme për të rekrutuar shoferet femra.

Rekrutët e rinj të Careem në Khobar dukeshin të pashqetësuar nga ata pak kundërshtarë meshkuj dhe komentet seksiste në mediat sociale mbi vozitjen e makinave nga gratë.

“Shikoni se si gratë e mbuluara (abaja) kanë evoluar – stile dhe ngjyra të ndryshme – pavarësisht rezistencës së fortë”, tha Jabbar, duke iu referuar fustanit të zi tradicional. “Pas pak kohësh, edhe shoferet gra do të bëhen dicka normale.”/ Gazeta Impakt

burimi:nation

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne