Rezultatet e para për “sulmin kibernetik” në Katar

Ministria e Brendshme e Katarit ka bërë të ditur rezultatet e para të hetimit në lidhje me sulmet kibernetike që kanë pësuar llogaritë e medias sociale dhe faqja e internetit të Agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit (QNA), raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Brendshme e Katarit thuhet se ekipi i hetimit ka përcaktuar se sulmi kibernetik është kryer duke përfituar nga një hapësirë në faqen e QNA dhe se është përdorur mënyra e IT-së dhe teknologjia e lartë.

Në deklaratë është theksuar se ekipi ka përcaktuar burimet nga është kryer sulmi, por nuk është dhënë informacion i detajuar në lidhje me çështjen.

Në kuadër të hetimit thuhet se në prillin e kaluar është përcaktuar një dosje me shkelje e cila është përdorur në publikimin e lajmeve të pabaza.

Ndër të tjera bëhet e ditur se Ministria e Brendshme pas përfundimit të hetimit do të paraqesë të gjitha rezultatet.

Agjencia zyrtare e lajmeve të Katarit, QNA, në natën e 23 majit publikoi deklarata “kundër SHBA-ve dhe pro-Iranit”, të cilat iu atribuuan Emirit të Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, ku deklaratat në fjalë u përhapën gjerësisht dhe në një kohë të shkurtër në media.

Disa orë pas kësaj Drejtori i Departamentit të Komunikimit të qeverisë së Katarit Seyf bin Ahmed Al Sani, njoftoi se faqja e QNA ishte përballur me sulme kibernetike.

Gjithashtu edhe Ministria e Jashtme e Katarit deklaroi se QNA ishte sulmuar kibernetikisht dhe se lajmet e publikuara nuk paraqesin të vërtetën dhe ka këkruar nga mediat që të mos merrnin në konsideratë këto.

Organet e shtypit në Lindjen e Mesme kryesisht ato të Arabisë Saudite dhe Emiratave të Bashkuara Arabe (EBA) duke mos marrë në konsideratë deklaratat e kryera të sulmit kibernetik e shndërruan në një fushatë kundër Katarit.

Pas deklaratës së ministrisë nga vendet e Gjirit nuk ishte bërë ndonjë deklaratë zyrtare ndërsa Arabia Saudite, EBA ndaluan qasjen në vend të të gjitha institucioneve që kishin transmetime me origjinë nga Katari si faqja e internetit QNA, Televizioni shtetëror i Katarit, faqet e lajmeve të organeve të shypit të Katarit si dhe faqja e lajmeve Al Jazera me qendër në Katar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne