RIAD SALAH: Izraeli sfidon 2 miliarde muslimane

Udhëheqësi i Lëvizjes Islamike të Palestinës 1948 dhe i njohur botërisht nga muslimanët si “Ruajtës i Mesxhid-i Aksa”, Raid Salah, tha se “Autoritetet izraelite i kanë hapur luftë të gjitha vlerave islame që ne përpiqemi të jetojmë. Po kalojmë në një periudhë të vështirë”, raporton AA.

Salah i cili është një prej simboleve të rezistencës palestineze, ka bërë disa deklarata për një grup gazetarësh turqë që i ka pritur në shtëpinë e tij.

Salah i cili më 18 prill 2016 u dënua me 9 muaj burg nga një gjykatë izraelite me akuzën se “ka nxitur dhunë” në një fjalim të mbajtur gjatë hutbesë në namazin e xhumasë dhe i cili u arrestua në muajin maj, ku dhe më pas u lirua pas vuajtjes së dënimit më 17 janar 2017, ka theksuar se autoritetet e Izraelit i kanë çuar në ekstrem shtypjet kundër muslimanëve.

Duke bërë të ditur se Izraeli në fund të vitit 2015 ka ndaluar Lëvizjen Islame dhe se pavarësisht kërkimeve të shumta nuk kanë gjetur asnjë shkak të arsyeshëm për ndalimin Salah, ai është shprehur “Izraeli na ka bashkangjitur me vulën e terrorizmit e cila tashmë në të gjithë botën është bërë modë në ditët e sotme. Si rezultat i kësaj janë mbyllur 30 organizata islame. Këto institucione dhe organizata të mbyllura ishin institucione që ofronin shërbime për 500 mijë palestinezë.”

“Të gjitha institucionet e mbyllura ofronin shërbime si në fushën e arsimit, shëndetësisë, ndihmave humanitare dhe në të njëjtën kohë ofronin shërbim për Jerusalemin dhe Mesxhid-i Aksa-në. Të gjitha këto u mbyllën pa treguar ndonjë arsye. Në lidhje me këto në asnjë mënyrë nuk është ndërmarrë ndonjë proces gjyqësor. Njëra prej këtyre institucioneve ofronte ndihmë për 20 mijë jetimë edhe në Bregun Perëndimor edhe në Gaza. Ndërsa tani nuk ka kush të kujdeset për këto jetimë. Qëndrojnë nëpër rrugë dhe ndiqen nga forcat izraelite. Janë mbyllur institucionet Hira që iu mësonin Kur-anin fëmijëve dhe institucioni i quajtur Ikra i cili kryente punime për të rinjtë universitarë. Gjithashtu u mbyll edhe institucioni Imar i cili nuk kishte asnjë drejtim politik dhe i cili ishte udhërrëfyes për njerëzit në aspektin ekonomik. Izraeli duke eliminuar këto institucione tonat na pengon që ne të ofrojmë shërbime ndaj popullit tonë, për shpjegimin e vlerave islame, arsimore dhe ofrimin e shërbimeve në shëndetësi dhe ekonomi”, tha ai.

Salah theksoi ndër të tjera se Izraeli nuk është mjaftuar vetëm me mbylljen e institucioneve dhe shoqatave e fondacioneve që ofronin shërbime për popullin palestinez, por ka vendosur edhe ndalesa kundër disa personave duke iu ndaluar hyrjen në Jerusalem apo dikujt duke i ndaluar daljen jashtë vendit.

Pasi ka pohuar se duke përfshirë edhe veten e tij Izraeli me ndalesat e vendosura kundër këtyre personave synon të pengojë që muslimanët palestinezë të krijojnë kontakt me vendet islame dhe të ndërpresë komunikimin e arritur me to, Salah ka theksuar se “Që prej vitit 2007 më është ndaluar hyrja në Mesxhid-i Aksa. Gjithashtu që prej shumë vitesh nuk më lejohet të hyj në Jerusalem. Ndërsa më është ndaluar edhe dalja jashtë vendit. Pavarësisht thelbit apo përmasës Izraeli shpall jashtëligjore çdo punë që kryejmë. Në një kohë që ujërat e Mesdheut janë ende të kuqe për shkak të gjakut të derdhur në bastisjen e anijes Mavi Marmara, Izraeli pavarësisht këtij krimi vazhdon të shpalli të tjerët terroristë.”

“Izraeli sulmon edhe në Ramazan”

Në fjalën e tij pasi është shprehur se situata në Jerusalem përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe se Izraeli vazhdon sulmet edhe në muajin e Ramazanit, Salah ka theksuar se “Sulmet e kryera ndaj Mesxhid-i Aksasë kanë nisur të kthehen në punë rutine të përditshme. Tashmë kryhen sulme edhe në Ramazan, ku në të kaluarën nuk i kryenin. Mbledhja e Këshillit të Ministrave u mbajt në një prej tuneleve nën Mesxhid-i Aksanë. Edhe në ditën në kalim ushtarët izraelitë kryen shfaqje në oborrin e Mesxhid-i Aksasë. Ata nuk e shohin si ndonjë gjë të keqe që disa nga kolonët hebrenj të kryejnë publikisht adhurimet e tyre brenda Mesxhid-i Aksasë. Edhe lëvizja Islame u ndalua sepse refuzonte të gjitha këto. Edhe ne themi se ‘Sado që Izraeli të përpiqet, ato janë të rremë dhe një ditë do të humbasin’. Me lejen e Allahut Jerusalemi dhe Mesxhid-i Aksaja do të dalin me fitore nga ky pushtim.”

Izraeli pengon bashkëjetesën e njerëzve me përkatësi të ndryshme në Jerusalem ku vendadhurimet konsiderohen të shenjta nga anëtarët e tre feve abrahamike, është shprehur Salah.

“Pushtuesi izraelit pretendon vetëm hegjemoninë e tij në Jerusalem dhe injoron të gjitha palët e tjera. Për këtë arsye është e pamundur bashkëjetesa dhe dalin probleme. Pushtuesi izraelit nuk e njeh Mesxhid-i Aksanë, nuk beson se muslimanët kanë të drejtën e tyre atje. Ai beson se të gjitha këto i përkasin atij. Për këtë arsye na ndalon hyrjen tonë në Mesxhid-i Aksa, për këtë arsye lejon hyrjen e hebrenjve ekstremistë fetarë atje. Lejon që të sillen armiqësisht kundër nesh. Duke mbrojtur me njerëz të armatosur hebrenjtë fetare ekstremistë që hyjnë në Mesxhid-i Aksa, sfidojnë botën islame me 2 miliardë banorë. Në të gjithë historinë nuk ka patur përputhshmëri. Pushtuesit kanë qenë gjithmonë në ushtrim të presionit.”

Ndër të tjera Salah ka bërë të ditur se në lidhje me kohën që ka kaluar në burgjet e Izraelit ka shkruar një libër me titull “Të jetosh jetën i izoluar në burg”. Ai ka vënë në dukje se i vetëm në një qeli ka qenë i dënuar të jetojë një jetë të izoluar nga çdo gjë.

“Në rajonin ku unë mbahesha ishte e pamundur të përballeshe me ndonjë të dënuar tjetër. Të prangosnin në çdo veprim që kryeje qoftë kjo edhe në takim apo kur dilje për ajrosje. Unë ngaqë isha i izoluar mund të njihesha me të dënuarit e tjerë vetëm duke biseduar me zë të lartë nëpërmjet dritareve. Takimin e një të dënuari me familjen e lejonin brenda një kafazi. Ndërsa një të dënuari tjetër që ishte i sëmurë me kancer nuk i dhanë asnjëherë ilaç, i cili më pas hyri në grevë urie për 30 ditë në mënyrë që të merrte ilaçet. Në burg kishte një njësi që ushtronte presion mbi të burgosurit, dhe me të vërtetë ushtroni tortura dhe persekutime shumë brutale. Që nga Nekbe-ja palestineze (1948) e deri më tani në burgjet izraelit kanë hyrë afërsisht 1 milionë palestinezë, nga të cilët janë përballur me 70 zbatueshmëri të ndryshme të torturave. Përveç këtyre dhjetëra njerëz të tjerë kanë humbur jetën pasi nuk i kanë rezistuar torturave. Në burgje janë përjetuar shumë tragjedi”, theksoi ai.

Pasi ka pohuar se pavarësisht të gjitha presioneve populli palestinez përpiqet të ruajë unitetin dhe bashkimin jo vetëm brenda vendit, por edhe në vendet e tjera ku ato jetojnë, Salah ka shtuar se “Ky unitet nuk është i pranishëm vetëm brenda vendit, por edhe tek njerëzit që jetojnë në kampet në Siri, Liban dhe Jordani. Ka patur edhe iniciativa për eliminim e unitetit ku dhe kanë ndikuar në një masë alternativat e vendosura nga Izraeli. Të gjitha përpjekjet e Izraelit dhe SHBA-së kanë qenë në dështimin e të gjitha iniciativave që kanë dalë në pah për formimin e unitetit në Palestinë. Fatkeqësisht ka patur përpjekje në këtë drejtim edhe nga disa vende arabe. Për shembull më parë e kryente Husnu Mubarak, ndërsa tani Sisi. Pavarësisht të gjitha këtyre gjërave Mesxhid-i Aksa dhe Jerusalemi janë çështje të ummetit. Bota islame këtë nuk duhet ta vërejë si një çështje të brendshme e Palestinës, por si një çështje të ummetit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne