Rikalo porosit shqiptarët: Mos me ngucni se edhe unë kam prejardhje ilire, pyeteni Fahri Xharrën

Ka reaguar edhe një herë ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo. Ai kësaj rradhe ka paspur një porosi për gjithë shqiptarët që po e kërkojnë shkarkimin e tij.

“Më është bërë bajat emri im duke e parë çdo ditë nëpër media. Më vjen keq që shqiptarët po e kërkojnë dorëheqjen time. Kjo më të vërtetë nuk ka kuptim. Unë gjithmonë i kam dashur shqiptarët. Nëse i kam rreh ndonjë herë, këtë e kam bërë që t’i përmirësojë e jo nga urrejtja”, ka thënë Rikalo.

Ai më tej ka shtuar se Ballkani është gadishull i vogël që brenda shteteve të tij të ketë urrejtje. Madje, ai është thirruar edhe në hipotezat e gjthologut Fahri Xharra, duke u deklaruar se edhe ai vetë, ndonëse është serb, mund të ketë prejardhje ilire.

“Shqiptarët janë me fat që në brendësinë e popullit të tyre e kanë një kokë si Fahri Xharra. Ai njeri ka zbuluar se gjithandej botës ka shqiptarë. Ndaj, kushdo që do t’i zhdukë shqiptarët është budalla. E sidomos në vendin e tyre. Unë personalisht jam serb, por nga disa zbulime të Fahri Xharrës kam kuptuar se familja ime është degëzim i trungut ilir”, ka theksuar Xharra.

Megjithatë, gjithologu nga Gjakova ende nuk ka dalë me ndonjë deklarim për Nenad Rikalon, teksa qytetarët kanë filluar një peticion për shkarkimin e tij./ pampress

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne