Rikthehet Berlusconi: I sigurt që e djathta e qendrës mund të qeverisë

“Në zgjedhjet politike do të jem”. Silvio Berlusconi sqaron menjëherë atë që i kërkohet të dihet më së shumti në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Itali. I ftuar në “Porta a Porta”, lideri i Forza Italia precizon se ende nuk është e qartë se me çfarë roli do të zbresë në fushë, por do të jetë. “Do të bëj sulmuesin nëse do të jem i kandidueshëm, ndryshe do të bëj tranerin. Forza Italia do të ketë më tepër përfaqësues dhe më tepër vota”.

“I sigurt që e djathta e qendrës mund të qeverisë”

Gjatë regjistrimit të emisionit të transmetuar mbrëmjen e 16 nëntorit, Berlusconi shpjegoi se ndihet fajtor që nuk arriti të fitonte 51% të votave të italianëve. “Por këtë herë do t’i fitoj”, tha në lidhje me votimet e ardhshme parlamentare. “Jam shumë i sigurt që e djathta e qendrës mund të qeverisë edhe me 40% të votave. Ky sistem elektoral lejon krijimin e një shumice edhe me 40%”, shpejgon ish-kryeministri i Italisë. Për shpërndarjen e kolegjeve “do të bëhet një transferim përqindjeje i ngjashëm me atë që deklarojnë sondazhet për forcat në fushë. Besoj se e vetmja mënyrë korrekte është të marrësh sondazhet e 3-4 kutive e të shohësh përqindjet. Një tjetër gjë është të vendosështë nëse ai kolegj shkon për Lega Nord, FI apo FDI. Kam propozuar të marrim në konsideratë kandidatin më të mirë të mundshëm. Çdo herë, për çdo kolegj, do të vendoset se kush është më i miri”, vazhdoi Berlusconi.

Aleancat

Për sa u përket aleancave, Berlusconi sqaroi pozicionin e tij në lidhje me emrat e kandidatëve dhe të kandidueshëm të Lega Nord. E në veçanti të atij që gjithmonë ka qenë aleat historik i tij. “Nuk kam asnjë preokupim për marrëveshjet në koalicion. Nuk jemi konkurrentë por aleatë”, thotë, nisur nga mënyra e reagimit e sekretarit të Lega Nord, Matteo Salvini. “Është një personazh që në komunikim ndonjëherë është tepër i papërmbajtur”, precizon, duke shpjeguar se është prej kohësh mik i Umberto Bossit, edhe pse i zhgënjyer në fillim të raportit mes tyre “sepse ai besonte te Scalfaro. Besoj se Lega, nëse Bossi dëshiron të kandidojë, nuk mund të mos pranojë”.

Tregimi në vendin e parë dhe motoja “Beso, bindu, lufto”

Berlusconi iu përgjigj një serie pyetjesh të bëra nga Bruno Vespa për veten e tij, mes seriozitetit dhe ironisë. “Nuk kam defekte, jam praktikisht perfekt”, tha duke drejtuar se është optimist, se nuk sheh “kurrë prapa por gjithmonë dhe vetëm përpara”. Lideri i Forza Italia tregoi se vlerëson besnikërinë dhe zemërgjerësinë, miqtë pa interes, se i konsiron heronj “sipërmarrësit që vazhdojnë të punojnë në Itali në këto kohë shtypjeje fiskale, burokratike, gjyqësore”. Asnjë personazh historik nuk hyn në listën e të urryerve. “Unë nuk di të urrej, përbuz fort dikatorët e diktatura”, thotë, por pastaj citon si moto të tijën atë të kujtesës musoliniane: “Beso, bindu, lufto”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne