Rikthehet kriza e konsumit? Të ardhurat nga tvsh, 12 % poshtë planit

Të ardhurat buxhetore u rritën me 6.6 për qind në 4 muajt e parë të vitit, por Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që mblidhet në tregun e brendshëm, shënoi një ecuri të dobët.

Sipas Ministrisë së Financave në periudhën janar-prill të ardhurat nga TVSH e brendshme ishin 12%, ose 1.5 miliardë lekë më të ulëta se plani i periudhës. Më konkretisht sipas të dhënave, për katër mujorin tatimet mblodhën 11.7 miliardë lekë tvsh e brendshme, nga 13.2 miliardë që ishte plani.

Image

Krahasuar me një vit më parë, të ardhurat nga TVSH e brendshme janë rritur me vetem 1.5 për qind, në një kohë kur vetëm inflacioni dhe rritja ekonomike duhet të kishin sjellë minimalisht një rritje me 6 për qind të të ardhurave ne vlerë nominale.

Por treguesi më shqetësues është se në muajin prill situata është pwrkeqësuar. Sipas financave, muajin e kaluar të ardhurat nga tvsh ishin 196 milionë lekë më të ulëta se prilli i një viti më parë.

Tatimi mbi vlerën e shtuar është një nga indikatorët më të rëndësishëm në ekonomi. Për shkak se vendoset ad valorem mbi shitjet, kjo taksë gjurmon qarkullimin e mallrave në ekonomi.

Rrjedhimit ecuria e dobët në katër muajt e parë të vitit e të ardhurave nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar mund të sinjalizojë një ndrydhje tjetër të konsumit në ekonomi.  Këto dyshime forcohen edhe nga një tjetër fakt, ai i rënies së inflacionit, një tregues që tenton të jetë i ulët kur konsumi i mallrave në ekonomi bie. Në prill rritja e çmimeve u rikthye sërish poshtë objektivit ligjor të Bankës së Shqipërisë duke rënë në 1.9 për qind.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne