Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak në Francë

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar se do ta çojë përpara një premtim të fushatës për të rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Francë gati dy dekada pas heqjes.

Gjatë fushatës zgjedhore Macron u zotua se do tu japë të rinjve “një përvojë të drejtpërdrejtë të jetës ushtarake me njohuritë dhe rregullat e saj” dhe tha se rivendosja e shërbimit ushtarak do të frymëzonte patriotizmin dhe bashkimin.

Ballafaqimi me ushtrinë i rreth 600,000 – 800,000 të rinjve do të ishte një kosto e madhe për shtetin francez.

Në kabinetin francez është shkaktuar një përçarje pasi ministri i mbrojtjes, Florence Parly tha javën e kaluar se “ndoshta nuk do të ishte i detyrueshëm” për të rinjtë.

Por një zëdhënës i Macronit e kundërshtoi të martën dhe këmbënguli që shërbimi do të jetë si “universal” ashtu edhe “i detyrueshëm” dhe se nuk do të kishte kthesë nga premtimi i fushatës. Zëdhënësi la hapur mundësinë që shërbimi mund të përfshinte “angazhimin qytetar” dhe tha se propozimet specifike do të përvijoheshin nga një grup pune i qeverisë në muajin prill.

Presidenti francez Emmanuel Macron është presidenti i parë francez i kohëve të fundit që vetë pesonalisht nuk e ka kryer shërbimin ushtarak. Qeveria po mendon ta rikthejë skemën nga viti 2019.

Politikani i qendrës ka qenë i paqartë në lidhje me natyrën e saktë të shërbimit, duke sugjeruar në janar të këtij viti se mund të përfshijë fushat sociale, mjedisore dhe kulturore.

Gjatë Revolucionit Francez, shërbimi ushtarak u bë kusht për nështetësi. Nga gjysma e dytë të shekullit të 20-të e këtej kohë zgjatja e shërbimit ushtarak filloi të reduktohet duke arritur që në vitet 1996 deri në 2001, të hiqet plotësisht.

Në Britani, shërbimi ushtarak u hoq pas vitit 1957, me rekrutin e fundit që e përfundoi ushtrinë në vitin 1963. Shumë vende në vitet e fundit e kanë braktisur rekrutimin, duke preferuar ushtritë e profesionalizuara. Kjo politikë rezulton me kosto. Ka vende që vazhdojnë akoma me praktikën e harxhimit nga buxheti i mbrojtjes të shumave të mëdha për nje avantazh fare të vogël të perceptuar ushtarak./independent/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne