Italia do t’i drejtohet kutive të votimit ditën e nesërme për zgjedhjet e përgjithshme. Kush kandidon? Kush është favorit? Prapaskenat dhe sondazhet për zgjedhjet e 2018-ës.

Kur janë zgjedhjet në Itali?

Zgjedhjet e 18-ta të përgjithshme të Italisë mbahen të dielën, më 4 mars, më pak se tre muaj që kur Presidenti Sergio Matarella shpërndau parlamentin, më 28 dhjetor.

Në Itali, zgjedhjet e përgjithshme mbahen çdo pesë vjet, dhe këtë vit zhvillohen së bashku me zgjedhjet rajonale të Lombardisë dhe zgjedhjet rajonale të Lacios.

Të dielën, italianët do të votojnë për parlamentin me 945 anëtarë, nga ora 7 deri në orën 11.

 (Parlamenti italian) 

Do të votohet edhe për 630 anëtarët e dhomës së poshtme të parlamentit, si dhe për 315 anëtarët e senatit.

Çdokush që ka mbushur 18 vjeç ka të drejtë të votojë, por vetëm italianët mbi 25 vjeç mund të votojnë për anëtarët e Senatit të dhomës së sipërme.

Kush janë partitë kryesore dhe krerët e tyre?

Janë tre parti kryesore. Tre liderët e këtyre partive po dominojnë skenën e politikës italiane këtë javë.

Partitë janë “Forza Italia”, e drejtuar nga Silvio Berlusconi, Partia Demokratike, e udhëhequr nga Matteo Renzi, dhe “Lëvizja Pesë Yje”, e udhëhequr nga Luigi Di Maio.

Deri tani, parashikohet se rivalët do të duhet të gjejnë partnerë, për të formuar një qeveri koalicioni.

Dyshohet se një koalicion i mundshëm do të formohet mes qendrës së majtë, midis “Piu Eeuropa”, “Lista Insieme” dhe “Civica Popolare”.

Flitet gjithashtu se “Forza Italia” e Berlusconit mund të krijojë një partneritet me partitë e djathta, si “The League”, “Fratelli d’Italia”, dhe “Noi con l’Italia”.

Përjashtim bën “Lëvizja Pesë Yjet” e Luigi Di Maio-s, e cila ka refuzuar vazhdimisht idenë e një koalicioni pasi shpreson të sigurojë një fitore të mjaftueshme vetë.

(Luigi Di Maio) 

Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Italisë?

Italia ndjek një sistem ku kryeministri nuk zgjidhet drejtpërdrejt, por zakonisht është Presidenti italian që cakton udhëheqësit e partisë ose koalicionit fitues.

Në mënyrë të ngjashme, italianët nuk votojnë për Presidentit e tyre, por është Parlamenti që emëron një deputet për të marrë këtë detyrë, një herë në 7 vite.

Në rastin e “Forza Italias”, Silvio Berlusconi nuk do të jetë në gjendje të zgjidhet kryeministër deri në vitin 2019, pasi i është ndaluar të mbajë poste publike për shkak të një dënimi që ka marrë në vitin 2013 për  mashtrim me taksat.

(Silvio Berlusconi) 

Çfarë parashikojnë sondazhet për këto zgjedhje?

Ligji italian ndalon botimin e sondazheve dy javë e fundit të fushatës zgjedhore. Grupi i fundit i sondazheve paraqet qartazi si do të rezultojë votimi i nesërm.

Që prej janarit të këtij viti, “Lëvizja Pesë Yje” ka qenë favorite për të fituar më shumë vende në Parlament, e ndjekur nga partia “Piu Eeuropa”.

Një sondazh i 15 shkurtit nga ‘Demopolis’ i jep 28 përqind të votave “Lëvizjes Pesë Yje”, 22.5 përqind për “Piu European” dhe 16.5 përqind për “Forza Italian”, të Berluskonit.

Rezultate të njëjta nxorri edhe ‘Euromedia’ në sondazhin e 14 shkurtit.

Sondazhet e para do të shfaqen menjëherë sapo të mbyllen qendrat e votimit, por do të duhen disa orë që rezultatet të saktësohen.

6