Rilindja e Edvinit i con shqiptarët klandestinë edhe në Rumani

GJERGJI THANASI

Në 7 maj 2019 policia kufitare rumune e sektorit Caras Severin (Distrikti Oravita) kapi dy shqiptarë (38 dhe 41 vjec), që kishin hyrë klandestinë në Rumani nga Serbia. Pasi dy shqiptarët u identifikuan dhe u provua hyrja ilegale në Rumani, policia rumune ia dorëzoi dy shqiptarët policisë serbe në bazë të një marrëveshje dy palëshe për ripranimin e klandestinëve. Nuk kemi të bëjmë me një përjashtim por me një rregull të dhimbshëm. Po në 7 maj 2019 në sektorin kufitar Lunga policët rumunë kapën një klandestin shqiptar 23 vjecar. Pas identifikimit dhe shpalljes së tij si klandestin ai ju dorëzua policisë serbe. (Për më shumë në linkun në vazhdim, ku është edhe një video e arrestimit të shqiptarëve: https://www.politiadefrontiera.ro/ro/timisoara/i-trei-cetateni-din-albania-opriti-la-frontiera-cu-serbia-16870.html). Në 24 shkurt 2019 po në Distriktin Oravita të kufirit rumuno-serb policia rumune kapi tre klandestinë të tjerë shqiptarë të moshave 24, 25 dhe 31 vjec. Pas procedurave standarte të tre klandestinët shqiptarë iu dorëzuan policisë serbe. (Për më shumë në linkun: http://www.argument-cs.ro/vechi2/content/trei-albanezi-retinuti-la-oravita-de-politistii-de). Në 22 dhjetor 2018 po në Distriktin Oravita policia rumune kapi 3 klandestinë shqiptarë (të moshave nga 25 deri 29 vjec)dhe një shtetas kosovar (shqiptar etnik). Që të katër policia rumune ia dorëzoi policisë serbe. Besohet se ende shqiptarët e shkretë dergjen në burgjet apo kampet serbe të përqëndrimit për klandestinët, personat apolidë, refugjatët etj. (Për më shumë në linkun: http://www.ziare.com/stiri-timisoara/stiri-actualitate/trei-cetateni-albanezi-si-unul-din-kosovo-opriti-la-frontiera-cu-serbia-7524074)

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po shkojnë klandestinë edhe në Rumani. Tashmë është një fakt i dhimbshëm që Rilindja Edramiste i ka detyruar fakirfukarenjtë e Shqipërisë të shkojnë klandestinë apo me dokumente false me det, ajër e tokë në cdo vend të BE-së, në Angli madje edhe përtej Atlantikut në SHBA dhe në Kanada. Është shumëfish më e dhimbshme ama që Shqiptarët të përfundojnë klandestinë edhe në Rumani. Është jo vetëm e dhimbshme, por edhe e rrezikshme, që djemtë tanë të përfundojnë në burgjet serbe si klandestinë. Vetëm halli tepër i madh, vetëm hallet  e shkaktuara nga Skënderbeu i Spiropalit po i detyrojnë shqiptarët të shkojnë klandestinë në atë palo Rumani duke kaluar nëpër Serbi dhe duke u dergjur në burgjet serbe. Shpresojmë që ish geisha e doganave aktualisht ministreshë dhe deputeteshë të mos na dalë e të na justifikohet se me fatin e trishtë të klandestinëve bëhen edhe filma si psh. Filmi “L’America i Xhani Ameljos!!!!

Të afërmëve të këtyre klandestinëve miqësisht u sugjeroj të zënë avokat në Serbi për të ndihmuar njerëzit e tyre në hall. Për shqiptarët burgjet e Serbisë janë edhe më të këqija edhe më të rrezikshme, sesa burgjet e Greqisë. Diplomatët tanë në Bukuresht dhe në Beograd as që e kanë carë apo qethur Edin për telashet, që u kanë rënë mbi kokë bashkëatdhetarëve të tyre. Familjarët e hallexhinjve të calltisin vetë sesa për diplomacinë e trecerek ministrit Caca, aha të afërmit e tyre shkojnë për dhjamë qeni. Mos prisni, që serbët t’i trajtojnë këta gjyhnaqarë me përkëdheli e t’i trajnojnë sic trajtuan dhe trajnuan Sajmir Manen në vitin 1991 në Kampin Kërnjaca afër Beogradit!!!!

 

Gjyshi im kurbetlli i Rilindjes së Frashërllinjve VS klandestinëve shqiptarë të Rilindjes së Edvinit

 

Nja 111 vjet më parë gjyshi im adoleshent nga Mokra shkoi kurbetlli (emigrant) në Vllahi (Rumani). Ndryshe nga këta rrezikzinjtë e epokës së Edvinit, gjyshi im në kohën e osmanllinjve, ndonëse kaurr (i krishterë) shkoi si zotëri emigrant në Rumani. Ai udhëtoi me tesqere me myhyrin e mudurit të Mytesarifit të Ohrit (me pasaportë vulosur nga nëpunësi i Prefekturës së Ohrit). Kur ra në telashe, se si karvanxhi (punonjës spedicioni)  importonte ilegalisht në Shqipërinë osmane Nagante të Moskovit (karabina Mosin Nagant) dhe Gazerra të Nemces së vogël (revolverë austrohungarezë të markës Gasser), konsulli osman në Kostanca, një pinjoll i derës së Xhomollarëve, bejlerë patriotënga Leskoviku ua hëngri gurrmazin autoriteteve rumune derisa i liroinga burgu bashkëatdhetarët e vet. Pikërisht ata shqiptarë, që importonin armë në Shqipëri për të përzënë Halldupin (turkun), që e kishte punësuar beun shqiptar diplomat në Rumani! Në atë kohë karvanxhinjtë shqiptarë i përmbaheshin udhëzimit të rreptë të rilindasit Nuci Naci: Për vivlla e radhonj, hic para (trasporti falas për libra shqip e për fletore), për dyfek e xhephane duplla (për armë e municione paguhet dyfish)! Nëpunësit, diplomatët shqiptarë të Perandorisë Osmane, bënin të pamundurën për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre në dhe të huaj, edhe kur këta bashkatdhetarë i vinin pushkën perandorisë, që i mbante me ylyfe (me rrogë) këta diplomatë shqiptarë! Kjo është humnera, që ndan nëpunësit patriotë, shqiptarë etnikë të Rilindjes së Frashërllinjve, nga nëpunësit, diplomatët banditë, rryshfetxhinj, drogaxhinj e perversë seksualë të Rilindjes së Skëndëerbrut të ministres Elisa Spirop…../ Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne