Rini mes drogës dhe alkoolit, çdo ditë 4-5 të intoksikuar paraqiten në spitalin e Fierit

Mesatarisht 5 të rinj çdo ditë kërkojnë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit për shkak të intoksikimeve nga përdorimi i drogërave dhe alkoolit. Mjekët japin alarmin për përmasat e përdorimit që po marrin substancat e ndaluara, çka konfirmohet edhe vetë nga të rinjtë. Ata thonë se njohin bashkëmoshatarë që drogën e kanë në vend të bukës.

“Njoh njerëz që drogën e kanë si puna e bukës.Njerëzit thonë se vuajnë për bukë, ata vuajnë për drogë. Droga u është bërë pjesë e jetës”.

Kjo dëshmi tregon përmasat e frikshme që ka marrë përdorimi i lëndëve narkotike mes të rinjve në qytetin e Fierit.

Drogat e “lehta” por edhe kokaina e heroina po shton përdoruesit, ndërsa në shumicën e rasteve historia e varësisë nis me një duhan e alkool që në moshën shkollore.

Ndërsa si argument përdoren problemet social-ekononike, sikurse tendenca e adoleshentëve për tu ndjerë me të rritur, por me veprime të gabuara.

“Pak nga pak bëhen të varur dhe nuk kanë zgjidhje se si ta lënë”.

Alarmi konfirmohet nga mjekët.

Çdo ditë në spitalin rajonal të Fierit paraqiten 4 deri në 5 të rinj të intoksikuar me lëndë narkotike dhe alkool.

Mjeku, Lulzim Banushaj, flet për raste ekstreme.

Banushaj: Nga 4-5 veta që paraqiten në urgjencë në gjendje kome me intoksikim nga alkooli të përzier me drogat.

Sipas një studimi të ISHP-së, drogat u janë ofruar më shumë se 8 % të të rinjve në mjedise të shkollës, 5-7% e personave të moshës 15-18 vjeç kanë eksperimentuar me kanabis, rreth 4% e tyre me ekstazi, mbi 1% heroinë dhe rreth 2-3% e te rinjve kanë eksperimentuar me kokainë.

Për psikoterapistët, një pjesë e fajit është e prindërve.

Laureta Roshi: Mendojnë si të sigurojnë pjatën e gjellës, kafshatën e bukës për fëmijët dhe nuk janë shumë të vëmendshëm ndaj shoqërive që ata zënë apo gjendjes shëndetësore të të rinjve.

Rezulton se numri i përgjithshëm i të rriturve në Shqipëri, të cilët kanë provuar lloje të drogave të paligjshme shkon deri në 60 000, ndërsa shqetësimi i madh është se substancat e ndaluara po zënë vend gjithmonë e më shumë mes fëmijëve.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YxRDD72xsk4?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne